Si votoi Presidenca e Bosnjës e Hercegovinës për çështjen e njohjes së Kosovës?

Sarajevë, 17 tetor 2020 – Ditë më parë në Presidencën e Bosnjës e Hercegovinës është ishte në rend dite kërkesa përmarrjen e vendimit për  njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por, aty s’është marrë ndonjë vendim. Sipas stenogramit të publikuar nga gazeta boshnjake “Dnevni avaz“, serbi Millorad Dodik ka votuar kundër, ndërsa kroati Zhelko Komshiq dhe boshnjaku Shefik Xhaferoviq nuk kanë votuar fare.

Çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës ishte futur në rendin e ditës së Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës me kërkesë të Komshiqit.

Nga stenogrami del se Komshiq dhe Dodik janë përplasur për shkak të votimit. Komshiq ka thënë se ai e tërheq kërkesën e tij për marrjen e vendimit, por Dodik ka insistuar që çështja të hidhej në votim dhe të merrej një vendim.

“Unë mendoj se ai nuk mund ta tërheqë kërkesën tani, në këtë fazë, dhe se ky duhet të jetë vendimi që merret me votim nga Presidenca, prandaj për këtë duhet të deklarohemi. Ai (Komshiq)  nuk mund ta tërheqë tani propozimin, sepse Presidenca ka votuar edhe më parë për këtë propozim. Ka mundur ta bëjë këtë para votimit të parë (për futjen e çështjes në rendin e ditës), ta tërheqë, por nuk e ka bërë. Prandaj, tani duhet të votohet për këtë vendim”, ka thënë Dodik.

Xhaferoviq, si kryesues i mbledhjes, ka thënë se konstaton që z. Komshiq e ka tërhequr propozimin, Komshiq ka thënë se nuk do të votojë fare, kurse Dodik ka nsistuar që çështja të hidhet në votim.

“Mirë, njeriu (Komshiq) nuk do të votojë, por ti hidhe këtë në votim. Ai nuk voton dhe ok. Por, le të votohet. Duhet të votohet. Ti e di se duhet të votohet“, ka thënë Dodik.

Xhaferoviq ka thënë se do ta hedhë propozimin në votim, por ka treguar se ai vetë nuk do të votojë.

“Për mua është e logjikshme se nuk kemi për çfarë të votojme dhe unë nuk do të votoj. Tani, me që ju po insistoni, po ju pyes kush është pro vendimit për njohjen e Kosovës? Kush është ‘për’? Askush nuk është ‘për’. Kush është kundër?”, ka pyetur Xhaferoviq.

Dodik ka thënë menjëherë se ai është ‘kundër’.

Xhaferoviq ka thënë se konstaton që Presidenca e Bosnjës e Hercegovinës nuk ka marrë vendim lidhur propozimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por, Dodik ka reaguar ndaj këtij konstatimi.

“Bosnja e Hercegovina nuk e njeh Kosovën”, ka thënë ai.

Por, Komshiq, i cili kishte kërkuar që çështja të shtrohej në Ptresidencë, i ka thënë Dodikut që të mos mendojë se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nuk do të futet përsëri në rendin e ditës të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës.

“Kjo nuk do të thotë që kjo pikë nuk do të jetë në rendin e ditës, në mbledhjen e radhës”, ka thënë Komshiq.

Sipas, gjatë takimit ka pasur edhe përplasje mes Komshiqit dhe Dodikut, ndërsa Xhaferoviq ka ndërhyrë për të parandaluar degradimin e mëtejmë të gjuhës.

“Ju lutem shumë, kjo regjistrohet. Mosni më! “, ka thënë ai.

Në komëentin e tij përmbyllës, Dodik ka thënë se me faktin se dy Komshiq e Xhaferoviq nuk janë deklaruar për propozim-vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës do të thotë se ata janë kundër njohjës së së Kosovës.

“Unë e lexoj kështu këtë dhe më vjen shumë mirë që Presidenca (e Bosnjës e Hercegovinës) nuk e njeh Kosovën. Prandaj, mendoj se Presidenca ka bërë një punë të mirë, duke ju falënderuar jut ë dyve që ndërkohë, për këto apo për ato arsye, e keni ndryshuar qëndrimin tuaj për këtë çështje“, është shprehur Dodik.

Kryesuesi Xhaferoviq e ka shpallur të mbyllur këtë pikë të rendit të ditës, duke i thënë Dodikut se ka të drejtë të interpretojë në mënyrën e tij situatën lidhur me çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

(r.m.)

Comment

*