Simbolika e Dita e Verës, festës pagane që festohet në Shqipëri

Sot, më 14 mars, është Dita e Verës,  festës së të gjithë shqiptarëve, e cila festohet më së shumti në qytetin e Elbasanit, ku është bërë si etiketë e qytetit.

Dita e Verës është një festë pagane me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë pikërisht në 14 mars, shkruan Ora News.tv.

Ballokumja është gatimi tradicional që e karakterizon këtë festë. Në disa zona të Shqipërisë ndizen edhe zjarre.

Një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyku prej fijesh të bardha dhe të kuqe, që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht në degë dafinash, në mënyrë që t’i marrin dallëndyshet dhe të sjellin mbarësi.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, 14 mars).

Comment

*