Simiq, pas takimit me Mogherinin: Asociacioni të themelohet sa më shpejt

Beograd, 4 mars 2017 – Lideri i Listës Serbe, Slavko Simiq, pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, ka këmbëngulur në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Ai ka kërkuar që dialogu në Bruksel të vazhdojë dhe të përcaktohen të gjithë hapat për themelimin e Asociacionit.

“Është shumë e rëndësishmë që ne kemi arritur një konsensus në Bruksel. Besoj që dialogu duhet të vazhdojë sa më shpejt dhe të përcaktohen të gjithë hapat për themelimin e Asociacionit, pasi është fjala për të drejtat e komunitet serb dhe për interesat e tyre”, është shprehur Simiq për Tanjug. (r.m.)

Comment

*