Sindikalisti për uljen e pagave në AAC: Rama ose gënjen ose s’e pyesin vartësit

Nënkryetari i Sindikatës së Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj pilot ushtarak “Kapiten” në rezervë, ka kërkuar rritjen e pagave duke argumentuar se në vend të ndodhte kjo, janë ulur.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=8LPB4k-yJxQ&feature=youtu.be
Ai tha se vendimi është marrë nga anëtarët e bordit drejtues ndërkohë që kryetari ka qenë kundër, ndërsa argumentoi edhe shkeljet ligjore që janë bërë në këtë rast.
Goxhaj kujtoi deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama se nuk do të ketë prekje të pagave dhe pensioneve duke shtuar se ose ai gënjen ose nuk e pyesin institucionet që ka në varësi.
“Kryetari i Bondit ka firmosur për uljen e pagave pavarësisht se Gjon Balaj ka qenë kundër, por që anëtarët e Bordit përveç atij kanë firmosur për uljen e tyre. Kushtetuta e përcakton vetëm një masë të tillë.
Shumica e Bordit ka vortuar për uljen e pagave të pagave, ndërkohë që kjo bie ndesh edhe për këtë çështje ku Rama tha se nuk do të ulen pagat dhe pensionet.
Tani ose gënjen kryeministri ose nuk e dëgjojnë institucionet që drejton.
Këto institucione nuk marrin nga buxheti i shtetit, por i japin, pagesat e trensportit ajror, mbikalimet ajrore etj. Nuk është e nevojshme që këto institucione të bëjnë ulje pagash. E kanë marrë buxhetin e tyre.
Autoriteti i Aviacionit Civil i jep buxhetit të shteti mbi 4 milionë euro, ndërkohë që shteti i jep pas rreth 800 mijë deri në 1 milionë euro për paga dhe trajnime.
E njëta gjë ndodh edhe me Albcontrol. Çfarëdo ndryshimi të bëhet nga buxheti i shtetit nuk duhet të prekë pagat.
Unë nuk dua të besoj që të ketë një prapavijë të caktuar, besoj se është një lajthitje e momentit.
Nëse preken pagat pjesë-ojesë është shkelje Kushtetuese, edhe Bordi edhe ata që e kanë bërë shkresën duhet të përgjigjen penalisht. që të futet në fuqi do firmoset nga ministrja. Nëse mbajnë pagat pa u firmosur nga ministrja kjo është një tjetër vepër penale”, tha Goxhaj.
TV Fax News

Comment

*