Sirianët protestojnë kundër sulmeve të SHBA-së e aleatëve

Damask, 14 prill 2018 – Qindra sirianë mbushën rrugët e Damaskut në shenjë mbështetje për kreun e shtetit të tyre, Bashar al-Assad, pas sulmeve ajrore të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës.

Sulmet me raketa e shkatërruan një qendër kërkimore për armë kimike dhe një bazë ushtarake në Damask.

Turmate sirianëve që hedhin poshtë vlerësimet e Perëndimit se Asadi është një “përbindësh i keq”, marshuan rrugëve të kryeqytetit duke bartur fotografitë e liderit të tyre shtetëror.

Qindra prej tyre, veshur me veshje ushtarake, protestonin në kulme të makinave, me armë dhe flamuj sirianë në duar.

“Ne jemi bijtë e tu”, bërtisnin ata.

“Shpirtat e mirë nuk nënçmohen”, shkroi Assad në rrjetet sociale, pas bombardimeve.

Të premten mbrëma, raketat ndriçuan qiellin sirian. Rreth 110 raketa u shkrepën nga anijet luftarake të marinës dhe avionët iu bashkuan sulmit të koordinuar.

Siria u përpoq t’i qëllonte ato me sistemin e mbrojtjes raketore, por mbetet e paqartë se sa e suksesshme ishte përpjekja për rrëzimin e tyre. (r.m.)

Comment

*