Sivjet nuk do të ndahet çmimi Nobel për Letërsi

Stokholm, 4 maj 2018 – Akademia suedeze ka njoftuar se sivjet nuk do të jepet çmimi Nobel për letërsi. Ndarja çmimit të sivjetmë është shtyrë për vitin e ardhshëm, raporton agjencia e lajmeve “TT”.

Sot pritej që Akademia të bënte të ditur vendimin nëse sivjet do të jepet çmimi Nobel për letërsi, për shkak të skandalit më të madh që ka goditur këtë Akademi që prej themelimit të saj, në vitin 1901.

Akademia ka thënë se po përballet me krizë, pas akuzave për ngacmime seksuale të drejtuara ndaj fotografit Jean-Claude Arnault.

Ndasitë në Akademinë suedese dolën në pah në nëntor të vitit të kaluar, kur Arnault, i cili e drejtonte një projekt kulturor të financiar nga Akademia, u akuzua nga 18 gra për ngacmime seksuale.

Disa prej këtyre incidenteve besohet të kenë ndodhur në pronën që i takonte Akademisë. Arnault i ka mohuar këto akuza, transmeton Koha.net.

Comment

*