S’ka zyrtarizim për Strumicën si qyteti i lojës së maqedonasve me Shqipërinë

Uefa ka vendosur Strumicën si vendzhvillimin e ndeshjes Maqedoni-Shqipëri në faqen e saj zyrtare, sinjal i rëndësishëm ky pas kontestimit që i bënë vendimit të maqedonasve nga Federata Shqiptare e Futbollit, megjithatë vlen të theksohet se ende nuk ka një vendim zyrtar në lidhje me stadiumin ku do të luhet ndeshja.

Duke nxjerrë si pretekst cështjen e sigurisë apo një justifikim akomë më absurd si ai i popullarizimit të futbollit edhe në qytete të tjera vec Shkupit pala maqedonase synon që takimi të luhet në Strumicë për të evituar prezencën e tifozerisë Shqiptare, që penalizohet nga disa aspekte si kapaciteti i vogël i stadiumit që shkon deri në 6 mijë vende apo edhe largësia me një lokalitet të njohur për ndjenjat anti shqiptare.

Uefa gjithsesi ka lënë disa detyra shtëpie për stadiumin e Strumicës që dukshëm nuk është në nivelin e mikepritjes së ndeshjeve të një rangu të tillë, dhe vetëm pas një inspektimi në fund të gushtit nga zyrtarët e organizmit europian do të merret vendimi përfundimtar.

Zyrtarët më të lartë të FSHF, nisur që nga Presidenti Duka janë shprehur kundër luajtjes së takimit me Maqedoninë në Strumicë, ndërsa e kanë kontestuar dicka të tillë edhe në rrugë zyrtare, ndonëse duke theksuar se vendimarrja në një rast të tillë është e drejtë e palës maqedonase dhe konfirmimit nga Uefa.SuperSpoert

Comment

*