S’kanë fund telashet për Skënderbeun, Jashanica, pozitiv për doping

Skënderbeut nuk i mjaftojnë telashet e ngritura nga pretendimet e inspektorëve të UEFA-s për trukime ndeshjesh, të cilët kanë kërkuar madje në pretencën e tyre një ndëshkim me 10 vite përjashtim nga aktivitetet europiane dhe një milion gjobë, por një tjetër problem zbulohet brenda radhëve të kuqebardhëve.

     E në fokusin e telashit më të fundit është ndeshja në Europa League me Young Boys dhe Skënderbeut, e përfunduar 1-1, nga e cila mbrojtësi Bajram Jashanica ka rezultuar pozitiv në një test antidopingu të kryer gjatë ndeshjes së shtatorit të vitit të kaluar.

WADA, agjencia botërore e Antidopingut ka njoftuar në rrugë zyrtare, siç raporton Supersporti, mbi rezultatet e testit të Jashanicës klubin korçar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, me mbrojtësin që rrezikon një dënim të gjatë ndoshta me dy vite.

Ndryshe nga substancat që jemi mësuar të dëgjojmë në peshëngritje, Jashanica ka rezultuar pozitiv për përdorimin e “Prednisolut”-it, një steroid që jepet vetëm me recetë mjeku, e zakonisht përdoret për shërimin e inflamacioneve apo enjtjeve, pas goditjeve të marra në pjesë të ndryshme të trupit, por që përfshihet në listën e substancave të ndaluara nga WADA.

Mbrojtësi 27-vjeçar Jashanica iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale para pak ditësh, që pritet ta lërë atë për rreth 2 muaj jashtë fushave të blerta.

  Top Channel

Comment

*