Skënder Bruçaj zgjidhet kryetar i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Skënder Brucaj zëvendëson Haxhiun Selim Muça, i cili u tërhoq nga detyra që mbante prej dhjetë vjetësh kur u votua në 17 mars 2004. Haxhiu Muça theksoi se pengu i tij gjatë viteve në detyrë ishte mosndërtimi i Xhamisë së Madhe në Tiranë

Denion Ndrenika

Me 88 vota pro Skënder Brucaj u zgjodh kryetar i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

http://www.kmsh.al/al/wp-content/uploads/2014/03/Skender-Brucaj.jpg

Zoti Bruçaj, ish-një ndër katër nënkryetarët e KMSH-së, zëvendëson Haxhiun Selim Muça, i cili nuk rikandidoi.

Mbledhja e KMSH-së u zhvillua mesditën e së shtunës pas Haxhiu Muça u tërhoq nga detyra që mbante prej dhjetë vjetësh kur u votua në 17 mars 2004.

Ish-kryetari haxhiu Selim Muça tha për televizionin “News 24” se u tërhoq për shkak se ishte “sëmurë prej 1 muaji” si dhe “për t’i dhënë mundësi brezit të ri”.

Por, haxhiu Muça theksoi se pengu i tij gjatë viteve në detyrë ishte mosndërtimi i Xhamisë së Madhe në Tiranë.

Për të njejtin televizion, haxhiu Selim Muça tha gjithashtu se “shpresoj që punimet për Xhaminë e Madhe të fillojnë sa të jem gjallë” dhe se “zbatimi i projektit këkron dy apo tri vjet kohë”.

“Kemi marrë premtim nga qeveria (e kryeministrit Edi Rama) se Xhamia e Madhe do të ndërtohet pa kulla dhe pallate”-tha ish-kryetari i KMSH-së.

Haxhiu Selim Muça ishte kryetari i dytë i KMSH-së pas themeluesit me rënien e diktaturës komuniste Haxhiu Hafëz Sabri Koçi.

“Ai erdhi në një kohë kur në dosjen e tij kërkojnë zgjidhje një sërë çështjesh të rëndësishme, siç janë vizioni i ri dhe një prej çështjeve më të mprehta, ajo e rikthimit të pronave, çështje kjo shpesh e diskutuar dhe ndonjëherë e keqinterpretuar jo vetëm nga mediat, por edhe nga individë të caktuar”-raportoi media.

One Response to “Skënder Bruçaj zgjidhet kryetar i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë”

Read below or add a comment...

  1. hamdi shehu says:

    edhe ky qose pa mjeker si aj qetri. car imami???

Comment

*