“Skënderbeu” arrin në Beograd, nën masa të rrepta sigurie

Beograd, 1 nëntor 2017 – Ekipi i “Skënderbeut” mbërriti në Beograd, të martën në mëngjes, për ndeshjen e kthimit me “Partizanin” e Beogradit, e vlefshme për Europa League.

Skuadra shqiptare, e cila arrin në Beograd tri vjet pas ndeshjes Serbi-Shqipëri që ishte ndërprerë pas dronit me afishen “Autochthonus”, u prit me masa të rrepta sigurie, ndonëse këtë herë munguan forcat ushtarake, një ogur i mirë se gjithcka mund të zhvillohet në fushën e gjelbër.

Bashkë me ekipin, në delegacionin rreth 50 anëtarësh, udhëtuan në Beogradit dhe 7 policë privatë dhe dy efektivë të policisë së shtetit, për të bërë më të sigurt qëndrimin e ekipit korçar në kryeqytetin e Serbisë.

Në Aeroportin e Beogradit u vunë re forca të shumta policore, ndërsa ekipi u shoqërua nga policia e vendit gjatë gjithë rrugës drejt hotelit ku u vëndosën.

Skuadra korçare u akomoduar në hotelin, “Crowne Plaza”, i cili është rrethuar gjithashtu me forca të shumta policie.

Për ndeshjen mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut të Korçës, e cila do të zhvillohet të enjten, janë instaluar 90 kamera sigurie dhe janë  angazhuar 700 policë që do të kujdesen për rendin e sigurinë në stadium.

Klubi i Partizanit, nga ana e tij, u ka bërë thirrje tifozëve të tij që të evitojnë koret raciste dhe të respektojnë kundërshtarët, ashtu siç bënë tifozët e skënderbeut  në ndeshjen e parë, në “Elbasan Arena”. (r.m.)

Comment

*