Skënderbeu dhe Shkëndija pranë kualifikimit

Shkëndija e Tetovës është ndoshta skuadra shqiptare që merr pjesë në europë ligë që duket se ka pothuajse të sigurtë kalimin e turit, pavarësisht se me këtë logjikë mund të përshkruash dhe udhëtimin e Skënderbeut në Andora.

Shkëndija fitoi 3-0 ndeshjen e parë kundër moldavëve të Dacias dhe duhet të mos bëjë vetë vrasje në ndeshjen e kthimit.

Shkëndija sezonin e shkuar shkoi deri në plej offin e Europa Ligës cka dëshiron ta përsërisë sërish.

Të njëjtin objektiv ka dhe skuadra e Skëndërbut. Në ndeshjen e parë kundër modestëve nga Andora Skëndërbeu fitoi 1-0, mgjithatë askush nuk beson se vendasit do bëjnë mrekullinë në ndeshjen e kthimit në dëm të skuadrës shqiptare.

Në vitin 2013 Skëndërbeu shkoi deri në plaj off të Europa Ligës cka dëshiron ta përsërisë sërish, ndërsa në 2015-ën shkoi deri në plej offin e Champions e madje dhe në grupet e Europa Ligës.

Surpriza më e madhe negative e Europa ligës ka qënë Partizani.

Ajo që konsiderohej si favorite për të kalua turin humbi 1-3 në Tiranë kundër Botev Plovdiv, dhe ndeshja e kthimit është shndërruar në një angari.

Mjafton të kujtosh faktin që skuadra ka udhëtuar me autobus prej 18 orësh drejt Bullgarisë për të kuptuar se sa me përtesë e kanë këtë sfidë në kampin e kuq. Praktikisht të eliminuar.

Askush nuk ishte i cmendur për të menduar se Tirana kishte shanse reale për të kaluar turin kundër Makabi tel aviv një klub I madh në arenën ndërkombëtare, një skuadër që objektivat ka grupet e europa ligës ose champions ligës.

Megjithatë ndeshja e parë la një shije të mirë. Humbje 2-0 por një e tillë dinjitoze. Ndeshja në Tiranë do luhet me të njëjtin stil, që Tirana të lërë një shije të mirë. E fundit madje dhe nga rëndësia është Prishtina.

Në Suedi kundër Norrkoping pësuan 5 gola për 30 minuta dhe më pas kundërshtarët e vunë dorën në zemër dhe e kuptuan që ishin duke ezkagjeruar. Prishtian nuk është në nivelin e përfaqësimit dhe qartësisht po dështon në Europë.

Vetëm 2 skuadra shqiptare nga 5 mund të kalojnë në Europa Ligë. Pas eliminimit të Trepces 89 në champions dhe vështirësive që mund të hasë Kukëse në Tiraspol e kupton qartë që kjo nuk qenka ende vera e shqiptarëve.SuperSport

Comment

*