Skënderbeu dhe Shkëndija kërkojnë kualifikimin

Javë e rëndësishme për Skënderbeun dhe Shkëndijën e Tetovës. Dy skuadrat e vetme shqiptare të mbetura në Europë këtë verë, përballen këtë të enjte me misionin e përmbysjes për të prekur play-offin e Europa League, me emocionet e të dyja ndeshjeve që do të mund t’i përjetoni nëpërmjet ekranit të Supersport, që do të transmetojë këtë të enjte të dyja ndeshjet, Skënderbeu-Mlada Boleslav dhe Shkëndija e Tetovës – Trakai. Për të dyja skuadrat është një moment kulmor, vazhdimi i rrugëtimit europian do të thotë jo vetëm prestigj, por edhe të ardhura të rëndësishme për të ardhmen.

Ishte pikërisht ai kalim në grupet e Europa League që konsolidoi vaazhdimësinë, ndërsa Shkëndija pasi e preku verën e kaluar play offin e kompeticionit për herë të parë në histori, dëshiron që të paktën të përsërisë atë arritje. Misioni është pothuajse i njëjtë, si Skënderbeu ashtu dhe Shkëndijës ju duhet të përmbysin disfatat respektive 2-1 të pësuara në ndeshjet e para. Prova e së vërtetës është këtë të enjte, nis me Shkëndijën që në orën 17.00 nga Strumica do të tentojë të mposhtë lituanezët duke u mbështetur dhe te tifozët e saj, ndërsa pak më pas në orën 20.00

Skënderbeu zbret në Elbasan Arena përballë Mladës duke shpresuar që të shfrytëzojë maksimalisht atë gol të shënuar nga Liridon Latifi në ndeshjen e parë për ti dhënë jetë rrugëtimit Europian. Në Korcë shpresojnë që tifozët të jenë të shumtë edhe në Elbasan, aty ku janë të ftuar jo vetëm fansat e Skënderbeut por edhe të gjithë të tjerët për të mbështetur Skënderbeun në një moment vërtet vendimtar, për gjithë të tjerët që nuk do të kenë mundësinë të jenë, një vend në radhën e parë të Elbasan Arenës ua sjell në shtëpinë tuaj platforma sportive e gjithë shqiptarëve, Supersport.

Comment

*