Skënderbeu mposht Kukësin kampion në “Zeqir Ymeri”

Skënderbeu ka dalë triumfues nga supersfida e javës së katërt në Kategorinë Superiore, duke mposhtur 1-2 kampionët në fuqi të Kukësit, në një sfidë të vendosur nga dy 11-metërsha.

I pari që kaloi në avantazh ishte ekipi korçar me anë të Bruno Ditës, në minutën e 30, por reagimi i kuksianëve nuk mungoi dhe pas vetëm 6 minutash rezultati u kthye në barazpeshë. Elis Bakaj ishte ai që fitoi 11-metërshin e parë të takimit, për ta ekzekutuar vet ai.

Me këtë rezultat ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes, ndërsa i dyluftuar ishte edhe 45-minutëshi i dytë, gjatë të cilit ishte sërish një 11-metërsh i fituar nga Muzaka, ai që bëri diferencën. Penalltinë e mori përsipër ta ekzekutonte Sabien Lilaj, i cili nuk gaboi.

Me këtë fitore, Skënderbeu shkëputet i vetëm në krye të renditjes së Superiores, me 10 pikë, i ndjekur nga Kukësi, Flamurtari e Teuta, me nga 7 pikë secila. Pasditen e sotme do të zhvillohet edhe sfida e mbetur e javës së katërt, ajo mes Partizanit e Lushnjes, në impiantin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.

/ Top Channel

###

134 ditë pas sfidës së titullit përballja Kukësi-Skënderbeu krijon sërish polemika në një 90 minutësh të mbushur me tension që u mbyll me një fitore të rëndësishme të Skënderbeut 2-1 që thyen fortesën “Zeqir Ymeri” ku skuadra vendase nuk pësonte humbje në kampionat që prej prillit të vitit 2016. Një ndeshje e dominuar nga skuadra e Ilir Dajës që largohet me një 3 pikësh të merituar nga Kukësi, duke u konfirmuar ekipi më në formë i momentit. Në krahun tjetër, kampionët u shfaqën pa dëshirë dhe të tërhequr në pjesën më të madhe të ndeshjes, duke treguar limitet e një skuadre ende në ndërtim.

Milinkovic preferoi Hoxhën në vend të të dëtuarit Shameti, ndërsa Daja hodhi në fushë një nformacion të ndikuar nga mungesat e Osmanit, Nimagës dhe Gavazajt. Dy shkëndijat e para i dhanë Bakaj dhe Muzaka pak sekonda më vonë, ndërsa Soue tronditi rrjetën e verilindorëve por nga pjesa e jashtme duke dhënë sinjalin e parë të rëndësishëm në këtë ndeshje, ndërsa Musolli mund të kishte bërë më mirë në goditjen me kokë. Skënderbeu i vendosur mirë në fushë tregoi pjekuri në pasime dhe aksionet e ndërtuara por edhe bindjen se mund ta zhbllokonte këtë sfidë që në pjesën e parë, ndërsa Kukësi forcoi radhët në gjysmëfushë edhe pse ishte sërish sulmuesi nga Gambia falë forcës fizike kaloi dy mbrojtës por finaolizii i tij la për të dëshiruar. Hoxha bëri mrekullinë pas një topi të ardhur nga e djathta e sulmit duke i mohuar Sowe kënaqësinë e golit që gjithsesi ishte në ajër sepse Dita i asistuar me kokë nga Taku nuk e pati të vështirë për ta çuar topin në cepin më të largët të Koliçit.

Gol që ndezi ndeshjen por shtoi edhe dëshirën e korçarëve për të shënuar të dytin. Në minutën e 33-të, Taku u ndal nga shtylla por Xhejms bëri më të pabesueshmen duke e nxjerrë topin jashtë. Asnjë moment pushim për të dyja skuadrat sepse Kukësi nuk u pajtua me këtë situatë. 3 minuta më vonë, Aliyev në një kontakt me jashanicën u rrëzua në zonën e rreptësisë dhe për kryesonin Meta nuk kishte asnjë dyshim, 11 metërsh. Një vendim që ngjalli reagimin e ashpër të stafit të Skënderbeut me trajnein Daja që kontestoi gjatë, por nga pika e bardhë Bakaj e ndali topin në rrjetë.

“Time out” si në lojërat me dorë, Daja thirri të gjithë lojtarët e Skënderbeut ku u kërkoi të jenë më të kujdesshëm në kontaktet me lojtarët kundërshtarë por nervozizmi i korçarëbve u reflektua në këmbët e tyre sepse në minutën e fundit të kësaj pjese, mbrojtja bardhekuqe humbi përqëndrimin dhe Kale përfitoi duke rrëmbyer një top që u ndal nga Orges Shehi. Një aksion që krijoi sërish polemika pasi u pretendua që fillimisht topi u ndal nga Alyiev i cili ishte në pozicion jashtë loje dhe e gjithë furia e trajnerit Daja shkoi për anësorin Rexha, i njëjti anësor edhe në sfidën e fundsezonit të kaluar. Dominim i Skënderbeut por edhe nervozizëm në fundin e kësaj pjese ku Daja kërcënoi madje gjyqtarin e katërt se nëse ndeshja do të vazhdonte me gjykim tendencioz, atëherë ai nuk do ta nxirrte skuadrën në fushën e lojës gjatë pjesës së dytë. Shumë grintë dhe dëshirë për të fituar shfaqi Skënderbeu në pjesën e dytë që e ktheu zemërimin në forcë. Deri në minutën e 70 ishin korçarët që bënë ligjin duke krijuar edhe tre raste të rrezikshme me Xhejms, Jashanicën dhe Takun, ndërsa Kukësi replikoi vetëm me një goditje dënimi dhe vetëm kaq. 7 minuta nga fundi, Muzaka që po përgatitej të linte fushën u shkëput në mënyrë të zgjuar dhe u pengua në zonë nga Hoxha. Këtë herë 11-metërshi shkoi në favor të korçarëve dhe Lilaj u shfaq i ftohtë përpara Koliçit.

Kaq mjaftoi për këtë sfidë ku ndodhi pothuajse gjithçka dhe nga e cila Skënderbeu doli si kryesues i kampionatit me 10 pikë në 4 ndeshjet e para, ndërsa Kukësi vazhdon të reflektojë probleme të mëdha në organizim duke konfirmuar momentin jo shumë pozitiv që po kalon këtë sezon nën urdhrat e trajnerit Mladen Milinkovic.

SuperSport

Comment

*