Sopranoja Elbenita Kajtazi-Halimi doli e treta në “Glyndebourne Opera Cup”

Londër, 26 mars 2018 – Sopranoja e njohur kosovare, Elbenita Kajtazi-Halimi, ka zënë vendin e tretë në garën e njohur të këndimit “Glyndebourne Opera Cup” në Britani të Madhe.

Dy vendet e para i kanë zënë dy këngëtare amerikane. Vendin e parë e ka zënë Samantha Hankey, kurse vendin e dytë e ka zënë Jacquelyn Stucker.

Kosovarja 27-vjeçare, përveç vendit të tretë, e ka fituar edhe çmimin e Publikut, i cili zgjidhet pjesërisht nga audienca.

Elbenita Kajtazi-Halimi është shprehur shumë e lumtur që ua ka marrë zemrat dëgjuesve anglezë.

Duke e pranuar çmimin, ajo e ka kujtuar kohën e luftës në Kosovë, kur si fëmijë ishte detyruar të largohej nga Kosova.

“Çdo herë ishte një situatë e rrezikshme. Ushtarët vinin nëpër shtëpitë tona apo diçka e ngjashme. unë e gjeja një vend në ndonjë qosh dhe i këndoja vetes. Këndimi ishte mënyra ime për t’u ndier e sigurt”, ka thënë ajo, transmeton Elbenita Kajtazi-Halimi. (r.m.)

Comment

*