Soreca e mirëpret marrëveshjen për reformën zgjedhore

Tiranë, 14 janar 2020 – Vetëm pak minuta pas përfundimit të tryezës për reformën zgjedhore, ambasadori i BE-së në Tiuranë, Luigi Soreca, ka përshëndetur marrëveshjen e sotme ndërpartiake për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

Soreca ka thënë se kjo është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik në Shqipëri si edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar në kohë një reformë zgjedhore që do të miratohet nga Parlamenti, për të mirën e qytetarëve shqiptarë dhe për të ardhmen e tyre evropiane”, ka thënë Soreca, citon Ora News.tv. (r.m.)

Comment

*