Sot, intervista ekskluzive me Gent Cakajn, i Ngarkuar si ministër i Jashtëm

Intervista që zgjat pothuajse 60 minuta, e kryer në ministrinë e Jashtme në Tiranë, publikohet njëkohësisht me orën vendore në Tiranë 21:45 në formatin video në gazetë dhe në RTK si dhe në formatin audio në gazetë

Denion Ndrenika

Gazeta “ILLYRIA” dhe Radio Televizioni i Kosovës “RTK”, zhvilluan një intervistë të përbashkët ekskluzive me të Ngarkuarin me detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Për gazetën e komunitetit shqiptaro-amerikan “ILLYRIA” në intervistë ishte Denion Ndrenika, ndërsa për RTK-në, gjithashtu Denion Ndrenika dhe Arben Rasit, autor i programit “Në vëzhgim”.

Intervista që zgjat pothuajse 60 minuta, e kryer në ministrinë e Jashtme në Tiranë, publikohet njëkohësisht me orën vendore në Tiranë 21:45 në formatin video në gazetë dhe në RTK si dhe në formatin audio në gazetë.

Zoti Cakaj foli për Gjykatën Speciale që nëpërmjet thirrjeve të udhëheqësve të luftës çlirimtare të Kosovës po nxit përpjekjet e serbëve për ta barazuar me veten agresore genocidiale me viktimën shqiptare.

Lugina e Preshevës ishte një temë e posaçme e bisedës me zotin Cakaj, sikundër përpjekjet tërësore për bashkimin e faktorit shqiptar, përfshi në shtetin e maqedonasve, të Çamërisë nën pushtimin grek, të viseve veriore të Shqipërisë nën pushtimin malazez si dhe për diasporën shqiptaro-amerikane dhe emigracionin.

Intervista udhëhiqet nga Denion Ndrenika në hapje dhe në mbyllje për RTK-në dhe për “ILLYRIA”-n.

Comment

*