Sot me,10 Qershor 2018 – mbushen 140 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit

RRETHANAT  HISTORIKE –POLITIKE TË CILAT ÇUAN NË THEMELIMIT E LIDHJES SHQIPTARE TE PRIZRENIT ME  10 QERSHORE 1878

 

Nga Hysen Dizdari

Lidhja Shqiptare e themeluar në Prizren më 1878-1881 është një nga ngjarjet më të shënuara në historinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare të luftës së popullit shqiptar për mbrojtjen e tërësisë toksore të vendit dhe për çlirim kombëtar.

Formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ,populli shqiptar provoi jo vetëm se ekzistonte tani më si një komb i formuar dhe i bashkuar, por krahas kësaj tregoi edhe dëshirën e tij dhe aftësitë luftarake për të mbrojtur paprekshmërinë e trojeve të veta,dhe për të themeluar shtetin e vet Shqiptar.

Pas Beslidhjes së Lezhes  të mbajtur me 2 Mars-1444 nga Heroi Kombetar i Popullit Shqiptar ,Gjergj Kastrioti -Skenderbeu,Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar përbën ngjarjen më madhore në historin e lufterave për pamvarsi dhe bashkimit kombetar pas 434 vite te Beslidhjes së Lezhes .

Periudha e veprimtarisë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si organizatë politike e ushtarake gjatë viteve 1878-1881 si dhe rolin që luajti ajo në ngritjen e vetëdijes kombëtare me të drejtë mund të quhet Epoka e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mënyrë të veçantë del në pah lufta heroike e armatosur e popullit shqiptar kundër qarqeve shoviniste të Malit të Zi për mbrojtjen e viseve shqiptare të Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Kelmendit dhe të qytetit bregdetar të Ulqinit, ku Fuqitë e Mëdha dëshironin ta shpërblejnë Malin e Zi me toka etnike shqiptare.

LIDHJES  E PRIZRENIT DHE TRAKTATI I SHEN STEFANI

Traktati i Shën Stefanit u nënshkrua në Shën Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane.Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike. Bullgaria do të merrte, përveç të tjerave, krahinat shqiptare të Korçës, të Bilishtit, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut etj. Me Traktatin e Shën-Stefanit trojet shqiptare do të copëtoheshin ndërmjet katër shteteve të huaja si,Greqis,Bullgarise.Serbise dhe Malit Zi.Ky traktakt e gjymtonte rëndë tërësinë tokësore të Shqipërisë dhe e vështirësonte në kulm luftën e popullit shqiptar për krijimin e shtetit shqiptar. Ndërkaq, në prill të vitit 1878, opinioni publik shqiptar u informua nga shtypi ndërkombëtar për kundërshtimin që kishte gjetur Traktati i Shën-Stefanit nga fuqit Europiane dhe nga populli shqiptar.

Në të vërtetë, kundërshtimin serjoz pati vetem nga dy shtete,Anglia dhe nga Austro-Hungaria, të cilat u shqetësuan së tepërmi nga rritja e shpejtë e ndikimit të Rusisë në Gadishullin Ballkanik nëpërmjet krijimit të Bullgarisë së Madhe. Për këtë arsye, me këmbënguljen e fuqive te medha Europiane  u vendos që kushtet e përcaktuara në Traktatin e Shën-Stefanit të rishikoheshin nga një kongres i posaçëm i Fuqive të Mëdha, i cili, sipas vendimit që u mor më vonë, do të mblidhej në Berlin më 13 qershor 1878.

LIDHJA E PRIZRENIT  DHE KONGRESI I BERLINIT

13 QERSHOR-13 KORRIK 1878
Më 13 qershor të vitit 1878, tri ditë pasi u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Berlin, Gjermani,filloi punimet Kongresi i famekeq i Berlinit. Kongresin e Berlinit e udhëheqi kancelari gjerman, Oto Fon Bismarku në Kongresin e Berlinit morën pjesë gjashtë Fuqitë e Mëdha te kohes siç ishin

1-ANGILA, 2-GJERMANIA, 3-FRANCA, 4-AUSTRO-HUNGARIA, 5-ITALIA DHE 6-RUSIA.

Në Kongresin e Berlinit morën pjesë edhe një delegacion i qeverisë së Perandorisë Osmane, por të cilët nuk kishin të drejtë të barabartë në marrjen e vendimeve me përfaqësuesit e gjashtë Fuqive të Mëdha.

Ne Kongresin e Berlinit u ftuan edhe vendet e Gadishullit Ballkanik vetëm për të parashtruar kërkesat e tyre politike dhe territoriale, gjithashtu edhe delegacioni shqiptar i ngarkuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit i drejtuar nga Avdyl Frasheri .

Ky Kongresit të drejtat e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, i nëpërkëmbi dhe nuk i mori parasysh mirpo këta kërkesa patrioti Abdyl Frashëri u përpoq ta bindte udhëheqësin e Kongresit, kancelarin gjerman Bismarkun në një takim që pati me të që ta përfshinte në rend të ditës edhe çështjen e kombit shqiptar, por kancelari gjerman nuk e pranoi kërkesën e delegacionit shqiptar, duke u shprehur në mënyrë brutale Bismarku,theksoi,

,,Nuk ekziston kombi shqiptar në Gadishullin Ballkanik,,

Vendimet kryesore të Kongresit kishin qenë të përgatitura në bisedime të fshehta që përpara se të hapej Kongresi i Berlinit, mirpo zyrtarisht Kongresi i Berlinit u thirr për të rishikuar Traktatin e Shën Stefanit që Perandoria Ruse i kishte diktuar Perandorisë Osmane në përfitim të saj dhe aleatëve të saj ballkanikë. Kongresi i Berlinit ,mori vendime  të padrejtë ndaj popullit shqiptar ,duke coptuar trojet shqiptare  në mënyre të pa drejte ,duke i përdorur ato si plaçke tregu për të realizuar interest e tyre në Gadishullin Ballkanik.

Ky Kongres nuk  mori parasysh kërkesat e drejta  të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për realizimin e autonomosë dhe më vonë për shpalljen e pavarësisë nga Perandoria Osmane. Këto vendime të padrejta cënonin rëndë të drejtat dhe interesat kombëtare të popullit shqiptar dhe integritet toksore.Prandaj Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e vendosur ty mbronte trojet etnike shqiptare dhe te mos i respektonte vendimet e mara në Kongresin e Berlinit.

Ja  ç,fare shkruan Intelektuali dhe patrioti Kosta Cekrezi ne vepren e tij ,,

,,Histori e Shqiperise,,botuar ne Boston 1921 Faqe 190 thekson.

,,Vetem kur degjuan se Kongresi i Berlinit,kishte vendosur të zgjeronte kufinjet e Sllaveve e te Grekve me toka shqiptare.

Shqiptaret u zgjuan nga gjumi i thelle që po flinin dhe i rane mendjes të mpronin të drejtat e tyre,,.

 

LIDHJA E PRIZERENIT DHE VENDIMET HISTORIKE TE SAJ

Ne Prizeren u mblodhen 110 delegate nga të gjtha krahinat e vendit. Ndër figurat më të shquara që merrnin pjesë janë: Abdyl Frashëri ,Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Abdulla pashë Dreni, Ymer Prizreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Jashar bej Shkupi, etj. Në Kuvendin e Përgjithshëm në Prizren kishin ardhur gjithashtu si delegatë nga viset e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Mbledhjen e hapi patrioti dhe atdhetari

Avdyl Frasheri i cili midis të tjerave tha :

,,Qellimi i Kuvendit është t,ua presim hovin armiqve të pa shpirt,duke lidhur besen shqiptare dhe duke u betuar që të mbrojme me gjak trojet që na kane lene gjysherit dhe stërgjysherit tane,,

Disa nga vendimet me te rendesishsme te Lidhje s Prizerenit jane.

1-Të gjitha krahinat shqiptare të bashkohen në një vilajet, me një seli në një qytet, i cili do të jetë i afërt dhe i përshtatshëm për të gjitha viset e tij.
2- Të gjithë nëpunësit që shërbejnë në krahinat shqiptare të Arnautllëkut duhet të dijnë edhe gjuhën shqipe.
3- Të përhapet arsimi dhe nëpër shkolla të mësohet gjuha shqipe.
4- Të zbatohen të gjitha vendimet që hyjnë në fuqi lidhur me përmirësimin dhe interesin e shtetit dhe të kombit të cilat mirren nga Kuvendi i Këshillit Qendror  i cili do të mbahet në qendën e vilajetit duke e vazhduar punën e vet katër mujore në vit.
5- Të caktohet një sasi e mjaftueshme nga të ardhurat e përgjithshme të

——————————————————————————————————

ME RASTI E 140 VJETORIT TE LIDHJES PRIZERENIT JU KUJTOJ VELLEZERVE SHQIPTARE POEZIN E POETIT TE RILINDJES KOMBETARE SHQIPTARE POETIT SHKDRAN ,FILP SHIROKA.

———————————————————————————————————

KOMBIT TONE

Filip Shiroka

Vime nga pelazget,njerez te lavduem

Ç,në kohët e vjetra të njerzisë

Jemi t,permendur e të nderuem

Ç,në kohë të moçme të histories

 

Komb kreshnik jemi,jemi ushtarë

Kemi luftue trimnisht gjithmonë

Nga shqypja kemi emrin Shqyptar

Me shqype kemi flamurin tonë.

 

Çoni prej gjumit birt e Kastriotit,

Se robnia është turp për trimin

Çoniu bre burra ,për emen t, Zotit,

Nër male e n,fusha qitni kushtrimin!

 

Çoniu sokola ,çouni nji here,

C,ou njeshi armet burri i Shqypnisë,

Përpara botës s,ka robi nderë

Turp asht për trimin zgjedha e robnise!

FILIP SHIROKA

 

 

 

 

 

 

2 Responses to “Sot me,10 Qershor 2018 – mbushen 140 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit”

Read below or add a comment...

  1. Besnik Fishta says:

    Pershendetje illyriapress.com,
    Nepermjet jush pergezoj Z.Dizdari jo vetem per vlerat patriotike te shkrimit,por ne menyre te vecante per ilustrimin nepermjet pulles postare shqiptare te kesaj ngjarje madhore.
    Konstatoj gjate rreshtave me siper nje ndjnje patriotike qe duhet ete edukohet gjeresisht tek cdo shqiptar kudo ne bote.
    Besnik Fishta.

  2. lorenc says:

    Urime Z.Hysen për shkrimin interesant lidhur me 140 vjetorin e Lidhjes Prizrenit. Ju treguat aty vlerat historike dhe patriotike tuajat dhe si gjithnjë nuk harroni filatelinë,ku nëpërmjet pullave postare janë pasqyruar edhe ngjarjet historike të popullit shqiptar që vazhdimisht ka luftuar për liritë dhe të drejtat e tij.
    Lorenc Kaçulini

Comment

*