Sot në orën 15 zhvillohet votimi i dytë pa kandidat për president

Seanca plenare e Kuvendit në Tiranë zhvilloi formalisht raundin e parë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kuvendi në Tiranë kreu pa asnjë kandidat votimin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Kushtetuta lejon që votimi të quhet i kryer edhe pa kandidatë. Seanca plenare e Kuvendit pragmnrëmjen e së mërkurës pati procedurë formale.

Të enjten në orën 15 mbahet votimi i dytë me gjasë gjithashtu formal.

Zgjedhja e presidentit shihet si mundësi e mirë pajtimi me opozitën prej kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama përkundër fuqisë së votave të duhura, 84 për ta zgjedhur:

“Në sallë janë numrat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Megjithatë për t’i dhënë hapësirën brenda kornizës kushtetuese Partisë Demokratike, nuk paraqitëm kandidatë.

Që, të mund të gjejmë konsensus rreth një figure gjithpërfshirëse. Ne do të presim. Nuk na nxiton asgjë. Më mirë një president i duhur, i pranuar se sa i zgjedhur në një sallë ku opozita nuk vjen të punojë. Vendi nuk do të mbetet asnjë ditë pa president”.

Presidenti zgjidhet me pesë raunde. Në tri raundet e parë duhen 84 vota, kurse në të katërtin ose në të pestin nga 71.

Comment

*