Sot varroset Kacifas, nga Athina mbërrijnë dy autobusë me qytetarë grekë

Tiranë, 8 nëntor 2018 – Sot i jepet lamturmira e fundit 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas, i cili u vra në Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA, 12 ditë më parë.

Siç ishte paralajmëruar, nga Greqia kanë mbërritur edhe dy autobusë me qytetarë grekë që do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kacifas.

Mediat greke kanë raportuar se më shumë se 2000 shtetas grekë pritet të mblidhen në fshatin Bularat.

Në Pikën Kufitare mes Shqipërisë e Grqisë në Kakavijë po punohet me dy sportele, pasi pritet të ketë rritje të numrit të qytetarëve që duan t’i japin lamtumirën Kacifas.

Trupi i Kacifas ka mbërritur në fshatin e lindjes, në Bularat, të mërkurën pasdite.

Varrimi i 35 vjeçarit është caktuar të bëhet sot në orën 13:00. (r.m.)

Comment

*