Souly: Sulmin çnjerëzor e kreu vetëm një person

Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu ka folur për mediat në vendin e ngjarjes, ndërkohë atë e shoqëronin, ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Recep Akdağ, Prefekti i Stambollit Vasip Şahin dhe Drejtori i Policisë së Stambollit Mustafa Çalışkan.

Ndërsa duke dhënë detaje mbi ngjarjen, Soylu në vijim të fjalës së tij tha:

“Në këtë sulm është bërë një masakër. Ky sulm është çnjerëzor.

Deri më tani 39 njerëzit tanë kanë humbur jetën, identiteti i 20 prej të cilëve është mësuar.

Nga këto 15 janë të huaj dhe 5 janë shtetas të Turqisë.

Ndërkohë nga këto 5 persona 3 ose 4 janë nga punonjësit. Puna për identifikimin e të tjerëve është duke vazhduar.”

Ndërsa ministri I Shëndetësisë së Turqisë Akdağ duke dhënë detaje mbi gjendjen e të plagosurve ka thënë se momentalisht në spitale gjenden 65 të plagosur.

Ai ka shtuar se gjendja e 4 prej tyre është e rëndë.

Comment

*