Spaho: Vendet europiane, rezerva për hapjen e negociatave

Tiranë, 7 qershor 2018 – “Ka shumë vende europiane që shprehin rezerva në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian për shkak të krimit dhe mos luftimin e korrupsionit”, deklaroi sot në Kuvend, kryetar i grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Sipas Spahos, vendet e BE janë skeptike për shkak të mos luftimit të krimit dhe korrupsionit.

“Duke filluar nga Presidenti i Parlamentit Europian, nga Presidenti i Këshillit Ekzekutive, e më pas vende të tilla si Holanda, Gjermani dhe së fundmi edhe Kryetari i PPE-së përcaktoi që Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat, nëse Shqipëria nuk do të bëjë luftë ndaj krimit të  organizuar dhe korrupsionit. Më saktë, ai e kishte fjalën për largimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj”, tha ai, transmeton ATSH.

“Ministri aktual ka vëllain të dënuar për trafik droge. Si në asnjë rast tjetër në asnjë vend të BE-së nuk gjen një precedent të tillë”, theksoi ai.

Spaho tha se në të njëjtën pozitë e vuri vendin dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. (r.m.)

Comment

*