Spanja i lejon sportistët kosovarë të përdorin simbolet shtetërore

Madrid, 15 nëntor 2018 – Spanja do t’i lejojë sportitët kosovarë të përdorin simbolet shtetërore në garat ndërkombëtare që organizohen në këtë vend, edhe pse Madridi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Vendimin e mori Komiteti Olimpik i Spanjës, pasi Juan Antonio Samaranch, nënpresident i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, paralajmëroi se refuzimi i Spanjës për të njohur Kosovën është një pengesë për organizimin e garave të mëdha sportive në këtë vend.

“Qeveria spanjolle do t’iu sigurojë delegacioneve sportive nga Kosova, që konkurrojnë në Spanjë, vizat e duhura dhe do t’iu lejojë atyre përdorimin e simboleve kombëtare, himnin dhe flamurin, në përputhje me protokollin olimpik”, tha përmes një deklarate Komiteti Olimpik i Spanjës.

Spanja së bashku me Greqinë, Sllovakinë, Qipron dhe Rumaninë, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës, edhe dhjetë vjet pas shpalljes së saj. (REL)

Comment

*