Spanja pritet të humbë organizimin e evropianit “sherri” i Kosovës

Prishtinë, 28 mars 2018 – Qeveria spanjolle ka vendosur të mos lejojë hyrjen në Spanjë të peshëngritësve të rinj kosovarë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të peshëngritjes në kategorinë U-23, i cili do të mbahet në fund të muajit tetor, në La Coruna.

Për shkak të këtij qëndrimi të qeverisë, Spanja pritet ta humbë organizimin e këtij kampionati. Për këtë e ka paralajmëruar Federata Evropiane e Peshëngritjes (EËF), shkruan sot Koha Ditore.

EHË-ja i ka dhënë qeverisë spanjolle afat prej tri javësh për të reflektuar në lidhje me peshëngritësit nga Kosova, nëse dëshiron që të organizojë kampionatin prej 24 deri më 31 tetor të këtij viti.

Në verë, në Spanjë do të mbahet një garë tjetër e rëndësishme ndërkombëtare. Në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut, në Tarragona do të mbahen në Lojërat Mesdhetare.

Në këtë eveniment të rëndësishëm sportiv pritet të marrin pjesë edhe sportistët e Kosovës.

Qeveria e Spanjës e ka ashpërsuar qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës pas referendumit të Katalonjës për pavarësi. (r.m.)

Comment

*