Stadiumi “Fadil Vokrri” plotëson kriteret e UEFA-s për ndeshje ndërkombëtare

Prishtinë, 30 gusht 2018 – Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Qeverisë së Kosovës, Kujtim Gashi, ka bërë të ditur se nga Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) ka pranuar konfirmim se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë mund të përdoret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

“Konkretisht, UEFA ka lejuar përdorimin e stadiumit për ndeshjet e UEFA-s, të Ligës së Kombeve, ku Kosova do të zhvillojë ndeshjen kundër Ishujve Faroe, më 10 shtator 2018”, thuhet në komunikatën e ministrit Gashi.

Ministri ka uruar komunitetin e futbollit të Kosovës, Federatën e Futbollit të Kosovës, klubet, futbollistët dhe punëtorët sportivë. (r.m.)

Comment

*