Staten Island: 500 flamuj shqiptarë e amerikanë, në bulevardin kryesor të qytetit

Për Ditën e Flamurit nga familja Qoku dhe organizata “Rrënjët Shqiptare”

 

Nga Beqir Sina

Video – credit (Jasin Gjokaj) https://www.facebook.com/AlbanianRoots/videos/1710778005750972

STATEN ISLAND NYC : Flamuri shqiptar, për krah atij amerikan, do të valëvitet për festat e Nëntorit, edhe në një nga bulevardet më kryesore të qytet-lagjes së Nju Jorkut, Staten Island.

Lajmi bëhet i ditur nga organizata “Rrënjët Shqiptare” në këtë ishull, ku thuhet se jetojnë më shumë se 30 mijë shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, shqiptarë nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Sipas një bisede me kryetarin e organizatës “Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots”, zotin Marko Kepi, ai tha: “Faleminderit të gjithëve që dolën mbrëmë dhe na ndihmuan të mblidhemi dhe të vendosim flamujt amerikanë dhe shqiptarë në bulevardin Hylan Blvd -SI, për nder të Pavarësisë së Shqipërisë. Ne nuk kemi asnjë aleat më të madh se SHBA dhe jemi të bekuar ta quajmë këtë vend shtëpia jonë, e dytë! Zoti e bekoftë Amerikën .”

Por, u shpreh Kepi, nje falënderim i veçante, me këtë rast shkon për familjen Qoku, veprimtarin dibran Belu Qoku, dhe djali i tij Alberim Qoku, për sponsorizimin financiar e të gjithë flamujve (250 amerikanë dhe 250 shqiptarë), si dhe Xhemo Lanica .

Faleminderit të gjithve që na ndihmuan për te zbukuruar Nju Jorkun me flamuj Shqiptar, dhe në veçnati Belul Qokun qe sponsorizoi gjith flamujt dhe i pergatiti ato. Në foton lart, Marko Kepi (Albanian Roots), Belul Qoku SPONSOR, Dashnor Miftari (Shoqata DIBRA) Mirsad Kovaci (Shoqata KRAJA): Vullnetaret: (Alberim Qoku,Meltin Molla,Xhemal Lanica , Afrim Popi ,Fitim Mujeziq, Albin Kovaci,Egzon Doda,Arber Mucaj, Elmir Berjashi, Agim Gjenashi, Zaim Gerdoci, dhe Jasin Gjokaj)

Kontribut, të veçantë për vendosjen e flamujve Shqiptar në ishullin Staten Island – Nju Jork, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, dhanë edhe dy shoqatat me veprimtari të dalluar kombëtare në Nju Jork, Shoqata Atdhetare Dibra – (Kryetari Dashi Miftari), dhe Shoqata Kraja – (Mirasd Kovaçi), të cilat ju bashkëngjiten sponsorizuesit Familjes Qoku, në bashkepunim me Albanian Roots.

Comment

*