Staten Island: “Turneu me Motoçiklistët Shqiptarë”për fëmijët me aftësi të kufizuara

Beqir SINA – New York

Staten Island NYC : Në ishullin Staten Island – Nju Jork, të dielën është mbajtur turniri “Turne me Motoçiklistët Shqiptarë” ku kanë marrë pjesë 30 motoçiklistë shqiptarë, shumica e tyre dibranë dhe nga vende të ndryshme të diasporës shqiptare.

Kjo ngjarje e bukur atraktive e komunitetit shqiptarë , është organizuar në përkujdesjen e Shqoatës Atdhetare Dibra, nga Staten Island – Nju Jork.

Të gjithë motoçiklistët të veshur me uniforma dhe helmetat u mblodhën së bashku në rrugën Father Capodanno Blvd – në qytetin Staten Island dhe nisën garën demostrative duke zhvilluar një tur për rreth ishullit pjesën bregdetare, të tij.

Motoçiklistët mbasi bënë xhiron përreth ishullit Staten Island, u bashkuan në një koktel në natyrë, me ushqime tradicionale edhe me pije joalkoholike.

Ky turne i cili është edhe i pari i organizuar nga Shoqata Atdhetare Dibra me motoçiklistët shqiptarë, në Staten Island, kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për fëmijët me aftësi të kufiziuara në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara.

Grupit të motoçiklistëve shqiptarë, nga Staten Island, në këtë turne për ngritjen e fondeve për fëmijet me aftësi të kufizuara, i’u bashkangjiten dhe anëtarët e familjeve të motoçiklistëve së bashku me femijët e tyre, dhe veprimtarë të tjerë të komunitetit shqiptarë, dhe atij amerikanë.

Simbas rregullave të përcaktuara para turneut duhej që çdo pjesëmarrës së bashku me Motoçiklistët, të ishte i obliguar të paguante një donacion që shkonte drejt rritjes së fondeve.

Dashnor Danny Miftari – Kryetari i Shoqatës Dibra – i cili është dhe pjesëtar i klubit të Motoçiklistve shqiptarë nga Staten Island, dhe pjesëmarës në këtë turne, e ka cilësuar atë si mjaft të suksesshëm.

Ai shkruan në llogarinë e tij në rrejtin social Facebook, se :”Ishte me të vërtet një ditë e bukur për motoçiklistët shqiptarë, dhe mbresëlënëse, e cila natyrishtë që çdo njerin nga ne, e bën më shumë krenar për pjesëmarrjen në këtë “Turne me Motoçiklistët” për të mbledhur fonde për fëmijët me nevoja të veçanta”

Ndërkohë, duke faleminderuar veçanërisht anëtarët e familjeve të motoçiklistëve me femijët e tyre, anëtarët e komunitetit dibran dhe veprimtarët të tjerë të komunitetit shqiptarë, dhe atij amerikanë, që dhuruan donacione , ai shkruan në statusin e tij në Facebook se janë mbledhur mbi 5 mijë e 438 dollarë.

bike4 bike3 bike2

Comment

*