Staten Island: Veprimtarë të komunitetit mbështesin rizgjedhjen kongresistin Max Rose

Nga Beqir Sina

STATEN ISLAND, NY: Veprimtarë të komunitetit shqiptar në ishullin Staten Island u tubusn për mbledhje fondeve të fushatës në mbështetje të kongresistit Max Rose, për një mandat tjetër si përfaqësues i Distriktit të 11, në New York, një nga zonat elektorale me popullsinë më të madhe shqiptare.

Veprimtarëve krajanë iu bashkuan edhe veprimtarë të tjerë përfshirë Imam Tahir Kukaj dhe disa udhëheqës të komunitetit shqiptaro-amerikan i Staten Island.

“Unë jam krenar që përfaqësoj komunitetin më të madh të shqiptarëve amerikanë në vend dhe jam thellësisht i nderuar që kam mbështetjen e tyre,” tha Rose, duke përshëndetur tubimin.

Ai vlerësoi kontributin e komunitetit shqiptar si shumë të rëndësishëm në Staten Island dhe në New York

Rose tha se “ky komunitet e di se sa e rëndësishme është që ne përfaqësuesit e tyre në Washington të qëndrojmë për të luftuar për atë që është e drejtë, për të punuar në të gjithë sê bashku për të dhënë rezultate dhe për ta vendosur gjithmonë vendin (SHBA) përpara partisë. Kjo është pikërisht ajo që unë kam bërë gjithmonë dhe është ajo që unë zotohem ta bëj gjithmonë. ”

Safet Doçi një nga organizatorët e kësaj veprimtarie tha: “Rose, ka qenë i palëkundur në mbajtjen e premtimeve të tij dhe dhënien e rezultateve për Staten Island dhe South Brooklyn, duke përfshirë: vendosjen me Gardën Kombëtare për të ndihmuar krijimin e një spitali të vetëm ushtarak për COVID-19 në Staten Island, duke siguruar një rritje të buxhetit prej 140 milion dollarë në financim për të luftuar epideminë e opioidit dhe për të udhëhequr luftën dypalëshe për të mbajtur zbritjen e taksave të banorëve të ishullit Staten Island në dy urat kryesore të Autoritetit Portual, tha veprimtari nga Kraja me banim në SHBA, Safet Doçi, duke shtuar se “Për më tepër, Rose kaloi në sanksione ligjore mbi prodhuesit kinezë të fentanileve, fonde të plota dhe të përhershme për Fondin e Kompensimit të Viktimave të 9/11, dhe rriti financimin e zbatimit të ligjit dhe antiterrorizmit.”

Rose është një veteran i Ushtrisë Amerikane. Ai shërbeu si një oficer detyre aktiv në Afganistan nga 2012-2013, dhe fitoi një Medalje të Yllit të Bronzit, Zemrës së Purpurt dhe Luftimit të Këmbësorisë. Ai vazhdon edhe sot duke shërbyer në Gardën Kombëtare. Ai është vlerësuar si anëtari më i efektshëm i Kongresit.

Comment

*