Stërvitje e mbyllur e Kombëtares futbollistike të Shqiptarëve

Skuadra Kombëtare nisi të Martën paradite ditën e dytë të grumbullimit në kompleksin “Tropikal” për seancën stërvitore të radhës nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci.

Risia më e madhe e kësaj seance ishte aktivizimi i portierit Enea Koliçi me skuadrën për herë të parë, pasi zuri vendin e të dëmtuarit Thoma Strakosha, i cili u largua drejt Italisë për të ndjekur fazën e rehabilitimit.

Koliçi u stërvit bashkë me Hoxhën dhe Berishën dhe për dy sfidat e radhës kundër Spanjës dhe Italisë do të jetë në dispozicion të trajnerit Panucci.

Ndërkohë, Ansi Agolli dhe Elseid Hysaj vazhduan stërvitjen të diferencuar për shkak të problemeve të vogla fizike ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ishte e plotë.

Fillimisht Panucci e mblodhi ekipin duke dhënë këshillat e rastit për këtë seancë stërvitore dhe më pas skuadra nisi ushtrimet fizike dhe më pas ato teknike me topin.

Edhe të martën, ashtu siç ka paralajmëruar, Panucci ka dashur që vëmendja mediatike të mos depërtojë deri në detajet më të vogla të seancës stërvitore duke i hapur dyert për mediat vetën në 15 minutat e para dhe më pas është fkusuar tërësisht te puna me grupin që do të rrisë ritmin në këtë seancë pasi ndeshja e Alicantes po troket dhe skuadra duhet të jetë fizikisht dhe moralisht gati për t’i bërë ballë jë prej ekipeve më të forta të planetit. SuperSport

Comment

*