“Streha mes reve”, filmi më i ri i Robert Budinës

Tiranë, 17 tetor 2018 –  “Streha mes reve” është filmi më i fundit i regjisorit dhe producentit të mirënjohur shqiptar, Robert Budina.

I frymëzuar nga historia e një bariu që jeton në Valbonën e mrekullueshme, bashkëjetesa fetare dhe marrëdhëniet familjare përfshihen si një krijim universal me mesazhe që vlejnë në çdo kohë dhe vend.

“Unë doja të bëja dicka me individin në qendër, se si zbërthehet marrëdhënia e tij në familje, besimi në Zot, dashuria dhe si e kalon ai këtë kalvar. Është një lloj preludi që i bëhet natyrës së Shqipërisë. Valbona është një prej tyre. Gjithë Shqipëria është një perlë për tu zbuluar”, ka thënë Budina.

“Streha mes reve” është një produksion shqiptaro-gjerman me një kastë të përzgjedhur aktorësh, duke nisur nga aktori i njohur ndërkombëtarisht Arben Bajraktari, pastaj Bruno Shllaku, Irena Cahani e të tjerë.

Rrugëtimi ndërkombëtar i filmit “Streha mes reve” do të nisë në Festivalin e e Filmit në Talin e më pas do të shfaqet në shumë vende të botës, si: Gjermani, Kinë dhe Amerikë.

/Ora News.tv/

Comment

*