Stresi shoqërohet përsëri në polici

Tiranë, 13 prill 20128 – Problemet me policinë nuk kanë të mbaruar për reperin shqiptar Stresi.

Në orët e vona të mbrëmjes, Stresi është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, për arsye që ende nuk bëhen të ditura, raporton Gazeta Express.

Kjo nuk është hera e parë që reperi shoqërohet në polici. Kohë më parë, ai ishte shoqëruar në komisariatin e policisë,  pasi e drejtonte veturën pa patentë shoferi. Por, ai ishte arratisur nga komesariati, duke kërcyer nga ballkoni i katit të dytë.

Arratisja e tij kishte shkaktuar pasoja në polici. Tre policë ishin shkarkuar nga puna dhe ishin arrestuar, ndërsa 9 të tjerë ishin pezulluar nga puna.

Vetë Stresi u ishte shmangur organeve të shtetit, duke qëndruar jashtë vendit, kryesisht në Zvicër dhe në Kosovë. (r.m.)

Comment

*