Struga fitoi Kupën “Pavarësia” në futboll

Shqiptarolindorët e Strugës e fituan ndeshjen finale me 11-metërsha 4-1 kundër skuadrës së shqiptarëve të Shqipërisë Veriore të Otrantos së Ulqinit

Denion Ndrenika

Skuadra e Strugës nga qyteti etnik i Shqipërisë Lindore me të njejtin emër, sot nën shtetin e maqedonasve, u shpall fituese e Kupës “Pavarësia” në futboll.

Kupa “Pavarësia” zhvillohet mes skuadrave të shqiptarëve etnikë brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë londineze.

Struga e fitoi ndeshjen finale kundër skuadrës së shqiptarëve të Shqipërisë Veriore të Otrantos së Ulqinit edhe pse ishte me 10 lojtarë për thuajse 50 minuta dhe pasi shpëtoi nga sulmet dhe dy raste të shkëlqyera të ulqinakëve.

Finalja ishte shumë e fortë dhe fituesi u përcaktua pas gjuajtjeve të 11-metërshave 4-1 pasi loja e rregullt u nda barazim pa gola 0-0.

Ndeshjet e edicionit të 9-të u luajtën në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës në ditën e përvjetorit të 105-të të pavarësisë së Shqipërisë.

Gjysëmfinalen Struga e fitoi 1-0 kundër Tiranës, rekordmene e titujve kampionë të Shqipërisë, që luan në Kategorinë e Parë, ndryshe një shkallë poshtë më të mirëve të Kategorisë Superiore.

Kurse, Otrantoja e Ulqinit kaloi 2-1 në ndeshjen gjysmëfinale skuadrën e Lirisë së Prizrenit të Shqipërisë Verilindore, ndryshe Kosovë.

Struga kthehet në shtëpi si fituese edhe pse u parfaqit në kupë për të zëvëndësuar Shkëndijën e Tetovës.

Kupën ua dorëzuan struganëve Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku dhe zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Comment

*