Suedia dhe USAID dhuruan mbi 1.2 mln USD për SME-të e sektorit turistik

Sektori i turizmit në Shqipëri ka një potencial ekonomik të jashtëzakonshëm të pashfrytëzuar.

Megjithatë, shumë biznese të vegjël dhe të mesëm në industrinë e turizmit përballen me vështirësi për të marrë nga bankat kapital të përballueshëm.

Kjo do të thotë se, shpesh ata nuk financohen dhe për këtë arsye kanë potenciale të kufizuara për rritje.

Për këtë arsye, Suedia së bashku me USAID-in dhe Center for Economic and Business Education (CEBE Albania) po zbatojnë një projekt prej 1,250,000 dollarësh, i cili do të hapë fondin për investimin dhe financimin e turizmit në Shqipëri.

Fondi do të ofrojë kapital dhe ndihmë teknike për SME-të (Biznesin e Vogël dhe të Mesëm) të cilat veprojnë në sektorin e turizmit në Shqipëri.

Përpjekjet do të përqendrohen në komunitetet e agroturizmit dhe të ekoturizmit në zonat rurale, bregdetare, natyrore dhe ato të mbrojtura.

Instituti i Statistikave raportoi se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi u rrit me 2.4 herë në 6-mujorin e parë të vitit.

Sipas INSTAT, për periudhën janar-qershor të këtij viti numri i turistëve të huaj u rrit në 562 mijë vetë nga 230 mijë që ishte për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Statistikat e detajuara tregojnë se vetëm në muajin qershor, që shënon dhe fillimin e pikut të sezonit turistik, në Shqipëri hynë mbi 195 mijë pushues të huaj.

Rritja me dy herë e gjysmë e numrit të turistëve të huaj paralajmëron një tjetër sezon të mirë për turizmin, pas rezultateve pozitive të vitit të kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë në 2016-ën ekonomia shqiptare përfitoi 1.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi, duke qenë e barabartë me 15 për qind të prodhimit kombëtar.ATSH

Comment

*