Sulm terrorist në New York City – tetë të vdekur

Policia plagos dhe arreston terroristin Sejfulla Saipov nga Uzbekistani

 

New York City ka shpërfillur edhe një sulm tjetër terrorist. Festimet për Hallouin kanë vijuar sipas planifikimit, ndërkohë që terroristi ka përfunduar në pranga.
Sulmi burracak që la tetë të vdekur dhe 11 të plagosur u krye nga Sejfulla Saipov nga Uzbekistani, që goditi me makinë një grup çiklistësh në autostradën perëndimore.
Ai më pas doli nga makina i armatosur duke qëlluar po u godit menjëherë nga forcat e rendit, dhe i plagosur u arrestua në vend.
Saipov kishte emigruar nga Uzbekistani në 2010 dhe kishte jetuar në Tampa, Florida dhe Paterson, Nju Xhersi.
Deklarata të shumta në mbarë qytetin kanë sfiduar terroristin duke thënë se qyteti nuk do të trembet. Fest aka vazhduar sipas planifikimit dhe kryebashkiaku Bill deBlasio dhe Guvernatori Andrew Cuomo kanë dalë së bashku në rrugë për t’u dhënë zemër njerëzve.
Policia ka shtuar praninë e saj dhe rrugët po mbushen me njujorkezë të veshur me kostume. Qyteti ku banojnë edhe mijëra shqiptarë ka parë shumë sulme terroriste po nuk është thyer kurrë.

Comment

*