Supertalenti kosovar shënoi pesë gola për Salzburgun

Salzburg, 2 nëntor 2016 – Supertalenti kosovar Mërgim Berisha i ka shënuar pesë gola për ekipin e të rinjve të Salzburgut, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve për të rinj.

Ekipi i Salzburgut U19 fitoi me rezultat të thellë, 8 me 1, ndaj Kairat Almatyt. Berisha shënoi në minutat 24’, 70’, 80’, 87’ dhe 90’, raporton Koha net.

Takimi i kthimit zhvillohet më 23 nëntor.

Comment

*