Surprizat e Festivalit të Këngës në RTSH

Tiranë, 25 tetor 2019 –  Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar për këtë edicion të ’58-të ka shpallur listën zyrtare të fituesve, të cilët konkurrojnë për të marrë pjesë në Eurovizion 2020.

Ndër njëzet konkurrentët në garë, vëmendjen më të madhe pas publikimit të emrave e ka marrë këngëtarja Elvana Gjata, e cila pas ngarkesës emocionale të ngjarjeve të shumëpërfolura që përjetoi, duket se i është rikthyer plotësisht aktivitetit të saj artistik. Këngëtarja debuton për herë të parë në këtë kompeticion, edhe pse qasjen e parë me RTSH-në e pati gjatë “Etheve të së premtes”, ku tërhoqi vëmendjen jo vetëm me zërin, por edhe numrat e saj imitues ndaj personazheve të famshme.

8AA837F6-AC9F-4DA4-9747-0442A1039E06

Alketa Vejsiu si drejtuese e ngjarjes më të madhe muzikore në vend dhe Vera Grabocka në rolin e drejtoreshës artistike premtojnë spektakël dhe emocione. Grabocka në këtë edicion shënon rikthimin e saj pas 25 vitesh, pas pjesëmarrjes së fundit në vitin ’94 ku bashkëpunoi për regjinë me Mishel Koçiun.

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu

Prezantimi i këtij festivali për Alketa Vejsiun duket se i përjashton përfitimet monetare dhe suksesi i këtij edicioni bëhet misioni i saj.

“Duket gjithmonë sikur çdo gjë që njeriu bën, e bën për të marrë ca të mira materiale në fund. Unë do të paguhem 0 lekë për festivalin dhe kjo ka qenë një marrëveshje që kam bërë me veten, por edhe me drejtuesit e Televizionit Publik, sepse këtë festival po e bëj në fakt për ideal. Dua vërtet të bëj një festival të mirë. S’dua të marr asnjë qindarkë nga taksat që paguajnë shqiptarët”, është shprehur Vejsiu për mediat. Ajo që parashikohet është një larmishmëri rrymash, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e këngëtarëve, si Gena apo Devis Xherahu, vokalistin hippopist Kastro Zizo, bashkëpunimin e këngëtares së serenatave Eli Fara me repistin Arkimed Lushaj (Stresi) etj.

-640-0-5b5d8724a0a49

Sigurisht që prania e dy zërave të rinj, mjaft të pëlqyer veçanërisht nga publiku i ri si Gjata dhe Arilena Ara, bëri që publiku të hamendësonte për një garë të fortë mes mbretëreshave skenike të baladave. Renis Gjoka dhe Valon Shehu e bëjnë publikun optimist për praninë e muzikës rock, edhe pse këtë vit ndihet mungesa e “tre musketjerëve”, Aleksandër Gjokës, Elton Dedës e Redon Makashit, që pas zhgënjimit nga Fest’56 duket se kanë vendosur të mos marrin më pjesë në këtë kompeticion. E megjithatë, muzikanti i ri Tiri Gjoci, një zë mjaft i vlerësuar nga kritika, është rikthyer edhe këtë vit bashkë me të tjerë emra që janë në hapat e parë të karrierës, si e talentuara Wendi Mancaku. Besnik i këtij festivali vazhdon të qëndrojë edhe këngëtari Bojken Lako, i cili vitin e kaluar mori pjesë me këngën “Jeto jetën”.

 

Më të fortë e bëjnë garën dhe prania e emrave të afirmuar si Albërie Hadërgjonaj, fituese e këtij festivali në ’98- ën, me këngën që u shndërrua në hit “Mirësia dhe e vërteta”. Pianisti dhe kompozitori Genc Tukiqi, me siguri që do të dijë të krijojë edhe emocione lirike, si qershi mbi tortë ndaj këngëve pjesëmarrëse.

gena

Nga Maqedonia, Kanita Suma tanimë vjen si një zonjushë e rritur, ndërsa Era Rusi, Olta Boka e Kamela Islamaj i shtojnë edhe më tepër sigurinë festivalit për sa u përket vlerave vokale. Krahas të riut Aldo Bardhi, që pas spektakleve si “X faktor” e “Top Fest” ka nisur të krijojë emrin edhe përmes videoklipeve, as këtë vit nuk mungojnë ish-nxënësit e “Gjeniut të vogël”, siç është këngëtarja e re Sara Bajraktari. Robert Berisha, pas ndarjes me Norën duket se ka dashur që vëmendjen, krahas jetës personale, ta marrë edhe arti i tij. Do të jetë kjo një këngë dedikim?! Mbetet për t’u zbuluar. Edhe këtë, producent muzikor i këtij festivali do të jetë Sokol Marsi.

lista kengetare

(Anila Dedaj, Panorama)

Comment

*