Tahiri: Marrëveshja finale Kosovë-Serbi është ende larg

Prishtinë, 17 maj 2020 – Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun për çështje teknike me Serbinë, Edita Tahiri, nuk beson se dy vendet mund të arrijnë shpejt një marrëveshje përfundimtare.

Ajo thotë se Kosova nuk është e përgatitur për fazën finale të dialogut, për shkak se nuk ka arritur një konsensus politik për platformën e dialogut.

“Mendoj që ne nuk jemi të përgatitur për këtë fazë finale, sepse nuk kemi një unitet as politik e as kombëtar rreth platformës së dialogut, për shkak të disonancave në qëndrime“, ka thënë ajo.

Tahiri ka thënë se parimet kryesore të platformës duhet të jenë sovraniteti dhe tërësia territorial e Kosovës. Ajo e ka hedhur poshtë idenë për ndryshim të kufijve midis Kosovës e Serbisë.

“Kosova është shtet i pavarur, sovran me këta kufij, sipas vullnetit të popullit të Kosovës dhe luftës për pavarësi, dhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për drejtësi që ka njohur dhe vërtetuar ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Kjo do të duhej të ishte baza e platformës së unitetit për dialog dhe zërat që kanë folur për prekje kufijsh duhet të margjinalizohen, nuk duhet të lejohet që në emër të Kosovës dikush në botë të flasë për çështje kufijsh”, ka thënë ajo.

“Çdo prekje kufijsh në Ballkan sjell jostabilitet dhe efekte domino“, ka theksuar Tahiri.

Ish-ministrja Tahiri ka theksuar gjithashtu se Kosova duhet të flasë me një zë në dialogun me Serbinë, prandaj është i doomosdoshëm  uniteti i spektrit të brendshëm politik.

(r.m.)

Comment

*