Tahiri përfundoi garat në Olimpiadën Dimërore, në sllallom doli i 39-ti

PyeongChang, 22 shkurt 2018 – Skitari kosovar, Albin Tahiri i ka përfunduar garat në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Në garën e tij të fundit, në disiplinën e sllallomit, skitari kosovar ka zënë vendin e 39-të nga 108 garues, shumë prej të ciëve janë diskualifikuar.

Pas dy lëshimeve, Albin Tahiri ka pasur kohën 2:02.93 sekonda, ndërsa në lëshimin e parë ka përfunduar në vendin e 48-të.

Medaljen e artë e ka fituar suedezi Andre Myhrer, me kohë 1:38.99 sekonda. Medaljen e argjendtë e ka fituar zvicerani Ramon Zenhauersen (1:39.33 sek), ndërsa të bronztën e ka fituar austriaku Michael Matt, me kohë 1:39.66 sekonda, raporton Express.

(r.m.)

Comment

*