Takim fondembledhës me shqiptarët mbështetës të kongresistit republikan Lee Zeldin

Kongresisti Zeldin i New Yorkut po kandidon për një mandat të katërt që përfaqëson Qarkun 1, i cili mbulon East End në Qarkun Suffolk Long Island – New York.

 

Nga Beqir SINA

Mbrëmë në New York, kongresisti republikan Lee Zeldin zhvilloi një takim për mbledhjen e fondeve për fushatën e tij zgjedhore në New York.

Grupi i shqiptarëve udhëhiqej nga Evi Kokalari, aktiviste e komunitetit dhe zyrtarisht pjestare vullnetare e fushatës së Presidentit Trump 2020, duke përfshirë edhe disa veprimtarë e biznesmenë të suksesshëm të komunitetit, si dhe një grup shqiptarësh nga dega e Vatrës në Michigan.

Po ashtu , konfirmuan me chek mbështetjen e tyre për këtë fushat të kongresistit Lee Zeldin, edhe një grup nga ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, në New York.

Sipas, traditës që kanë vendosur shqiptarët e Amerikës, Komuniteti shqiptar në SHBA po bën fushatë te dyzuar, si për Republikanët ashtu edhe për Demokratët në zgjedhjet presidenciale, dhe ato për në Kongres, Senat e zgjedhjet lokale.

Kështu ata po kontribojnë për të dy kandidatët për president të SHBA në këtë cikël zgjedhor, pa “ndikime” Republikane apo Demokrate. Ata po marrin pjesë në këto takime me fonde financiare duke kontribuar me para, si për kandidatët nga Partia Republikanë, përfshirë Presidentin Donald Trump, ashtu si dhe për kandidatët nga Partia Demokrate, Joseph Biden, por edhe për kandidatë që i konsiderojnë miqt e tyre në Kongres, Senat apo edhe në zgjedhjet në nivel më të ulët lokal e shtetëror.

Lee Zeldin është konsideruar si një mik të shquar vitet e fundit i shqiptarëve në Kongresin Amerikan.

Përfaqësuesi i familjes Bytyqi, Ilir Butyqi, vëllai i tre vëllezërve dëshmorë të Kosovës, i cili e ka ndier nga afër mbështetjen e kongresistit Lee Zeldin, mbajti një fjalë përshëndetëse për të sjellë në vëmendje edhe një here atë që bënë kongresisti Eliot Engel dhe Lee Zeldin duke bërë thirrje për drejtësi në 21-vjetorin e vrasjeve të vëllezërve Bytyqi.

“Si familje i jemi faleminderues të gjithë familjarëve, të gjithë miqve, organizatave dhe liderve të komunitetit Shqiptar, shumë prej jush janë sot të pranishëm, dhe po mbështesin anëtarin e Kongresit si përfaqësues në Uashington DC, kongresistin Lee Zeldin, me të cilin ne në betejën tonë të gjatë për drejtësi, kemi arritur një përparim të madh”, tha Ilir Bytyqi.
Ai kërkoi mbështetje për Lee Zeldin, siç tha ai “për shkak të Lee Zeldin dhe stafit të tij të mahnitshëm që mbështesin familjen time në çdo aspekt, ai kurrë nuk di si t’i thotë JO! në të gjitha mënyrat, dhe besojë se ai do të vazhdojë ta bëjë këtë jo vetëm për familjen time, por edhe për Qarkun Suffolk, që ai përfaqëson”.

“Unë besoj se Lee Zeldin është Përfaqësuesi i duhur dhe në kohën e duhur, edhe për të përfaqësuar kantonin Suffolk në Kongres”, tha ai.

Kongresisti republikan Lee Zeldin i New Yorkut është duke kërkuar një mandat të katërt që përfaqëson Qarkun 1, i cili mbulon East End në Qarkun Suffolk Long Island – New York. Ai do të përballet në nëntor me demokraten Nancy Goroff.

Kongresisti Zeldin bëri thirrje për drejtësi në 21 vjetorin e vrasjeve të vëllezërve Bytyqi, më 10 korrik 2020.

Vitin e kaluar, kongresistët Lee Zeldin dhe Eliot Engel (D, NY-16), Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit, siguruan miratimin e Rezolutës të Kongresit duke kërkuar drejtësi për Tre Vëllezërit Bytyqi, pas një takimi ata kishin me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, që edhe atij i kërkuan drejtësi në këtë rast.

“Përçdo vit, ne kujtojmë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të cilët u vranë të pa dënuar me gjyq dhe brutalisht 21 vjet më parë. Këta 3 vëllezër shtetas amerikan, që u nisën për të ndaluar krimet e tmerrshme kundër njerëzimit, dhe pas misionit të tyre të guximshëm, ata vendosën të bënin edhe një mision humanitar civil, gjatë të cilit ata u arrestuan pasi kaluan aksidentalisht në territorin e kontrolluar nga serbët. Pasi morën urdhrin gjyqësor të lirimit dy javë më vonë, vëllezërit u rrëmbyen, u vranë dhe u hodhën në një varr masiv nga zyrtarë serbë që ende janë në pushtet edhe sot, ” citohet të ketë thënë Kongresmeni Zeldin.

“Vëllezërit Bytyqi dhanë jetën e tyre për të luftuar padrejtësinë; tani drejtësia duhet të jetë për familjen e tyre”.

Comment

*