“Taksa e Kombit” dhe arroganca e nje qeverie

Sadik Elshani

Kryeministri duhet te jepe doreheqje

 

Gjendja e pergjithshme ne Shqiperi, dhe sidomos ajo politike, gjithmone eshte e tensionuar, por diteve te fundit kjo gjendje u acarua edhe me teper me venjen e takses/tarifes (quane si te doni) ne “Rrugen e Kombit”. Shumica pajtohen se ne kete rruge, per mirembajtjen e saj, ata qe kalojne neper te, duhet te paguajne. Por cmimi shume i larte dhe menyra sesi u zbatua kjo pagese eshte e papranueshme. Rruga ende eshte e pambaruar, ndersa banoret vendore nuk kane nje rruge tjeter alternative per ta perdorur. Cmimi prej 10 eurosh eshte mjaft i larte per familjet shqiptare ne te dy anet e Drinit. Duhet te vendoset nje cmim qe eshte i pershtatshem dhe i pranuar nga shumica, cmim qe nuk i rendon familjet dhe sipermarrjet shqiptare. Cmimi i larte shpesh nuk garanton edhe te ardhura te medha. Qeveria as qe e kishte paramenduar e parashikuar reagimin e banoreve te zones dhe viseve tjera qe e perdorin kete rruge bukur shpesh. Kjo eshte nje “taks kombetare” e “Rruges se kombit” te nje kombi te udhehequr nga nje qeveri qe nuk eshte duke shkuar ne rruge te drejte, ne drejtimin e duhur kombetar. Nje veprim i tille i pamatur i qeverise shqiptare vuri ne pah ate mendesine tone: Une jam shteti, une jam ligji, une jam Zoti i juaj – ju pelqeu apo nuk u pelqeu juve. Vuri ne pah arrogancen, mosperfilljen e qeverise ndaj shqetesimeve te popullit, tregoi qarte se qeveria nuk e dine gjendjen e vertete, nuk e kupton gjendjen e rende ekonomike te qytetareve te vet, nuk ia ndien dhimbjen popullit te vet. Populli dhe qeveria e tij jetojne ne dy bote paralele, dy bote te ndryshme. Qeveria duhet te bej cdo gje per t’i siguruar popullit nje jete me te mire e jo duke e ngulfatur me lloj-lloj taksash. Gjate fushates zgjedhore zoti Rama beri shume premtime, por nuk i mbajti ato, nuk ndertoi asnje rruge te rendesishme, asnje veper madhore, nuk hapi vende te reja pune – ashtu sic kishte premtuar . Per vite e vite vetem po flitet per “Rrugen e Arberit”, por asgje nuk eshte duke levizur.
Pastaj ndodhen ato qe ndodhen me 31 mars ne te hyre te tunelit te Kalimashit. Protestat, demonstratat jane instrumente te demokracise, por dhuna eshte e papranueshme, pa marre parasysh se nga cila ane vjen. Por masat nganjehere veshtire kontrollohen, e ashtuquajtura “psikologjia e mases”. Dhe Kryeministri i Shqiperise, zoti Rama, ne vend se te marre pergjegjesi per mospranimin e pamjaftueshem te forcave policore per ta vene nen kontroll kete proteste, ai i quajti “vandal” qytetaret e vet. Por zoti Rama nuk ka qene dashte te harroje se ishte pikerisht ai dhe partia e tij qe ia vune flaken Tiranes me 21 janar te vitit 2011, ku mbeten te vrare edhe kater shqiptare. Arsyja e vetme ishte marrja e pushtetit me dhune. Ata qe ate dite ia vune flaken Tiranes, zoti Rama, mesa me kujtohet, nuk i qujati “vandal”. Sic duket, dyfytyresia e udheheqesve tane nuk ka kufij. Prona nuk ka qene dashte te demtohej as me 31 mars dhe as me 21 janar, dhe kurre: Gjella me kripe, kripa me karar.
Kryeministrit dhe perkrahesve te tij te verber kjo takse/tarife nuk iu duke e larte, iu duk fare normale, sikur 10 euro te mos ishin asgje per familjet shqiptare. T’ju trgoj dicka: Kur kam ardhur ne Amerike ne vitin 1988, pulla postale e klasit te pare ka kushtuar 20 cente, por Posta Amerikane propozoi qe ky cmim te rritet ne 25 cente. Per kete rritje prej 5 centesh me jave te tera ka patur debate sesi do te ndikoje te familjet amerikane, cilat shtresa te popullsise do te preken me teper, etj. Pra, eshte diskutuar per 5 cente ne shtetin me te fuqishem te botes. Une nuk besoja se cka po degjoja, sepse te ne kush bente fjale per 5 cente, madje edhe per me shume – cmimet rriteshin si kepurdhat pas shiut. Guvernatoret e shteteve amerikane, Kongresi Amerikan, shpesh ngurrojne ta ngrisin taksen e benzines vetem per disa cente, sepse pastaj populli do t’i ndeshkoje ne zgjedhje (edhe pse krahasuar me Europen, ketu benzina eshte shume e lire). Keshtu veprohet ne vendet demokratike. Edhe populli yne duhet te ndergjegjesohet dhe te mos i votoje me ata qe jane duke ia marre shpirtin. Te zgjidhen problemet ne menyre demokratike, ne institucionet demokratike e jo gjithmone duke protestuar, duke u kacafytyr me policine, me njeri – tjetrin. Te mirren parasysh shqetesimet e te gjitha paleve.
“Rruga e Kombit”, neper te cilen zoti Rama deri vone nuk donte te kalonte, madje ai dhe perkrahesit e tij as qe e pranonin se ekzistonte apo flisnin me mosperfillje per te, eshte boshti kurrizor qe lidhe dy shtetet shqiptare, Shqiperine dhe Kosoven, eshte nje element i bashkimit kombetar: shpirteror, ekonomik. Zoti Kryeminister, kjo eshte “Rruga e Kombit”, nuk eshte e Sali Berishes! “Rruga e Kombit” te mos behet rruga e percarjes, mospajtimit kombetar. Muaj me pare zoti Rama ne Prishtine foli per bashkim kombetar, per nje kryetar (president) te perbashket, por keto si zakonisht jane vetem parolla demagogjike. Gjate krizes se ketyre diteve, zoti Rama me arrogance deklaroi se ai nuk kishte arsye qe te keshillohej me qeverine e Kosoves, sepse sipas tij, ajo eshte qeveri e nje vendi tjeter. Cka te themi me teper?! Kjo tregon haptas se dy qeverite shqiptare mblidhen sa per sy e faqe dhe asgje konkrete nuk del nga keto spektakle televizive, fjalet dhe veprat nuk po perputhen. Meqenese po flasim per taksat, populli yne me vite te tera eshte duke paguar nje takse shume te larte nga keqqeverisja e qeverive shqiptare: varferine, ngecjen e zhvillimit te gjithembarshem, korrupcionin, krimin e larte, etj. Ka shume probleme te ngutshme me te cilat duhet te merret qeveria shqiptare, kjo ngaterrese nuk ka qene dashte te ndodhte.
Kryeministri i Shqiperise me ne fund e pranoi se ai dhe qeveria e tij kishin bere gabim dhe u kerkoi falje banoreve te zonave te Veriut. Shume mire! Por kjo nuk mjafton, per kete Kryeministri duhet te jepe doreheqje. Kjo do te ndodhte ne vendet e qyteteruara demokratike, por te ne ende nuk eshte e zhvilluar ndjenja e pergjegjesise. Me kete gjest fisnik Kryeministri do te jepte nje shembull te mire, do te deshmonte se nuk eshte “vandal”, por nje njeri i qyteteruar, atdhetar. Ai qe nuk mund te qeverise me nder, duhet te largohet me nder, te jepe doreheqje. Kam frike se per kete na duhet te presim nje kohe te gjate.
P. S.
Te mos harrojme, eshte viti i Skenderbeut!
Filadelfia, prill 2018
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Comment

*