Taksa në Rrugën e Kombit ndër më të lartat në Ballkan

Megjithëse kompania konsulente që mori Qeveria për studimin e rrugës Durrës-Kukës rekomandoi tarifa 4 herë më të ulëta sa tarifa e kalimit që është vendosur, askush nuk e dëgjoi. Dhe kostot do të bien tani mbi qytetarët dhe biznesin.

Bizneset kosovare kanë thënë se do të bojtkotojnë “Rrugën e Kombit”, ndërsa agjencitë e udhëtimit kanë thënë se do të rrisin biletat, pasi një autobus do të duhet të paguajë 22.4 euro për një rrugë vajtje -ardhje.

Por si është kjo taksë e vendosur nga qeveria e Edi Ramës, në krahasim me vendet e rajonit. Për të bërë krahasimin, Gazeta Shqiptare i është referuar të dhënave të faqes zyrtare tolls.eu, e cila jep te gjitha çmimet që paguhen në çdo autostradë.

Tarifa e vendosur nga qeveria shqiptare: Segmenti Milot-Morinë është 118 kilometër i gjatë dhe sa herë që qytetarët do të kalojnë në të me autoveturë ata do të paguajnë 5 euro tek koncesionari privat.

*E nisim me Greqinë. Në rrugën nacionale Kapshticë-Selanik, e cila është 231 kilometra autostradë me tre korsi, pa asnjë çarje apo dalje anësore e në total paguhet 5.70 euro. Për të shkuar nga Selaniku në Katerini për 70 km paguhet 2.8 euro.

*Në Turqi, për të përshkruar rrugën nga Stambolli në Edirne me gjatësi prej 239 km kushton 1 .47 euro, ndërsa për të shkuar nga Stambolli në Ankara janë 450 km dhe shuma për të paguar është 3.5 euro .

*Në Maqedoni, nga Shkupi në Tetovë është 43 km dhe duhet të paguash vetëm 1 euro.

*Në Serbi autostrada nga Leskovski në Nish 50 km paguhet 1.61 euro, nga Beogradi në Novi Sad me një gjatësi prej 94 km paguhet 2 euro dhe Nish – Beograd paguan 6.17 euro për 238 km.

*Kroacia është me e shtrenjta e rajonit, për 280 km nga Zagrebi në Lipovac paguan 16.26 euro dhe nga Zabrebi në Split për 409 km pagesa është 29 .59 euro.

GSH.al

Comment

*