Tash 28 vjet, shqiptarët e Illinoisit e drodhën Çikagon

Ramazan Bekteshi

(Fragment ditari)

Maj 1999, Chicago. AACL dhe DioGuardi, me shqiptaret e Illinoisit e dridhin Çikagon.

Dega e Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane ne Illinois organizoi darke madheshtore per presidentin e saj DioGuardin dhe per mysafiret nga Kosova, profesoret e Universitetit te Prishtines, Rexhep Qosja, Ali Aliu dhe Mahmud Hysa, me bashkeshortet e tyre.

Rreth 1000 pjesemarres ne sallen e stermbushur, me ovacione pershendeten DioGuardin dhe mysafiret. Ky takim sherbeu edhe per mbeledhjen e fondeve per pavaresine e Kosoves dhe per Ligen, per çka shqiptaret, si zakonisht, ishin dorelire.

Pos mysafireve dhe DioGuardit, edhe une u zgjodha te mbaja nje fjalim (nder te tjere, Kay Bardhi, Sami Xhaferi) para nje audience te madhe. Mora ovacione. Pos  DioGuardit, u ngriten ne kembe edhe Qosja e Ali Aliu dhe me uruan. Bashkim Paçuku, tenori yne i njohur, me tha se fjalimi im i shkaktoi mornica. Ishte ky nje inkurajim i madh per mua qe ne vitet ne vijim do te ballafaqoheshim me masa prej 10-15 mije vetesh, ne Chicago, Washington, New York, Dayton, etj.

 

Si e humbëm Rexhep Qosjen, në Çikago?

 

Te nesermen, Liga organizoi nje lundrim dhe nje dreke ne anije, ne Liqenin e Michigan-it, rreth e rrotull brigjeve te Chicago-s, per anetaresine e saj dhe per mysafire te shumte qe kishin ardhur edhe nga New York-u. Fatkeqesisht, i humbem Qosjen, Ali Aliun e Bedri Hysen, ne mes te dites dhe ne mes te Chicagos. Lundrimi vazhdoi pa mysafiret nga Kosova dhe pa shoferin Syle qe mendoi se anija ne Navy Pier do ta priste Qosjen!

Ishte nje lundrim i kendshem dhe nje ndjenje triumfuese se Kosova do t’a fitonte pavaresine. Kishim besim ne Ameriken dhe instinkti yne patriotik, kesaj radhe na doli i sakte.

Kur i shikoj fotot e asaj kohe ndihem shume krenar dhe i emocionuar njekohesisht, sepse shume veprimtare nuk jane me ne mesin tone. Nder ta ishin edhe Prof. Sulejman Elezi dhe Prof. Ethem Selimi, dy burra te medhenj te ndergjegjes kombetare dhe veprimtare te pazevendesueshem.

Sot, pas 28 vjetesh, DioGuardi me te shoqen Shirley Cloyes e vazhdojne punen e palodhshme per shqiptaret. Ai meriton perkrahjen edhe nga dy shtetet tona, pos mergates. Ai e meriton vemendjen e politikaneve tane. Atij i kemi borxh, o poltikane shqiptare qe shkelni mbi buken, gjithandej.

(Images AACL)

Image may contain: 1 personImage may contain: 3 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: 6 people, including Ramazan Bekteshi, people smiling, people standing, suit, child and outdoor

Comment

*