Tatimi në podhim – burimi kryesor i të hyrave në Kosovë

Prishtinë, 10 tetor 2017 – Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare gjat tremujorit të dytë 29017.

Sipas ASK-së, shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë gjatë këtij tremujori ishte 448.7 milionë euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhim, të cilat pëbëjnë 71 për qind të të hyrave të përgjithshme, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë kategori të tjera të të hyrave.

Në tremujorin e dytë 2017, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 439.0 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (31%); kontributet sociale dhe përfitimet (24%); formimi i kapitalit bruto (23%); dhe konsumi i ndërmjetëm (10%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet në raportin e  ASK. (r.m.)

Comment

*