TC “Kosova e re” do të nisë prodhimin në vitin 2020

Prishtinë, 22 mars 2017 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë një debati për procesin e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, ka thënë se furnizimi jo  i rregullt me energji elektrike ka shkaktuar dëme në vlerë prej rreth 300 milionë eurosh.

Ai ka thënë se furnizimi i rregullt me energji ka qenë objektiv kryesor i Qeverisë së Kosovës gjatë negociimit të kushteve për termocentralin e ri.

“Gjatë negocimit të kushteve kemi pasur dy synime: që të sigurohet furnizimi i rregullt me energji eklektike si dhe përballushmëria e faturave”, ka thënë Stavileci, citohet nga Telegrafi.

Sipas tij, Termocentrali “Kosova e Re” do të jetë zgjidhje shumëvjeçare e furnizimit me energji eklektike.

Ai ka bërë të ditur se pas përmbylljes së pakos tenderues, kontrata për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” pritet të fillojë vitin e ardhshme, derisa faza e ndërtimit do të zgjasë deri në katër vite.

“Kosova e Re pritet të jetë pjesë e sistemit energjetik më 2022. Pra, nga ky vit do të fillojë të prodhojë energji elektrike”, ka thënë ai.

Stavilecvi ka treguar se teknologjia e termocentralit “Kosova e Re” do të jetë e fjalës së fundit dhe do të shkaktojë ndotje minimale të ambientit.

Ministri ka thënë se për mbrojtjen e ambientit do të gjenden zgjidhje të standardeve më të larta mjedisore.

“Në qershor do ta kemi një takim të ministrave të energjisë dhe mjedisit që t’i trajtojmë edhe çështjet e ambientit. Të gjitha zgjidhjet që do të ofrohen do të jenë sipas standardeve më të larta mjedisore”, ka treguar ai.

Ministri Stavileci ka folur edhe për ndikimet që do t’i ketë ndërtimi i “Kosovës së Re” në faturat e konsumatorëve. Ai ka treguar se çmimi i energjisë në 6 vjetëtv e ardhshme do të ngritet për 4.6. për qind në vit.

“Brenda 6 viteve do të ketë një rritje 28 %, që i bie 4.6% për çdo vit rritje të çmimit të rrymës, por që mund të amortizohet”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të subvencionojëe faturat e energjisë të familjeve që marrin ndihma sociale. Për këtë qëllim, Qeveria dedikon 4.6 milionë euro në vit. (r.m.)

Comment

*