Të blesh apo ndërtosh në Brazil?

Një investitore shqiptaro-amerikane i ka të gjitha përgjigjet, në emisionin e radhës të “House Hunters International”

 

Emisioni i radhës i programit “House Hunters International” nuk duhet humbur. Ai ka në qendër investitoren shqiptaro-amerikane, Albana Karakushi, në Brazil. Kësaj here në rolin e agjentes së pronave të patundshme.
Emisioni kushtuar gjuetisë së shtëpive të ëndrrave nëpër botë, ndjek kësaj radhe një avokate korporatash nga Sandy Hook, Connecticut në SHBA, që ëndërron të ketë një shtëpi të sajën të pushimeve në Brazil.
Shoqja e saj Albana Karakushi i zbulon vendin e quajtur, Pontal De Maceio, një fshat i vogël peshkatarësh, të cilin ajo e njeh shumë mirë. Kjo parajsë e fshehur ka edhe një sekret: kushton më lirë, të blesh këtu një tokë e ta ndërtosh shtëpinë nga themelet sesa të blesh një shtëpi, në pikat e stërlodhura turistike.
Emisionin mund ta ndiqni në internet, në adresën: https://www.hgtv.com/shoës/house-hunters-international/episodes/to-buy-or-build-in-brazil
Ose në HGTV, sonte në 10:30 të mbrëmjes me orën e New York-ut ose nesër në 1:30 pas mesnate.
Lexuesit më të rinj mund tës mos e dinë se Albana Karakushi ka qenë prej vitesh kontributore e çmuar në gazetën tonë “Illyria”, me shkrime origjinale dhe plot mendim, për ngjarje e tema artistike e kulturore. Ky emission është një rast për ta ndjekur në aventurën e saj më të re, duke eksploruar këtë parajsë të vogël në hemisferën jugore. (r. a.)

Comment

*