Flamur Çelaj*
Të dashur vëllezër shqiptarë!
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se s’bashku me disa kolegë deputetë ndërmorëm nismën për shtyrjen ë përfundimit të afatit të dorëzimit vullnetar të armëve deri më 31 dhjetor 2017
Është në interesin e gjithësecilit prej nesh por edhe të sigurisë publike që të dorëzojmë armët pa leje të mbetura qysh prej vitit të mbrapshtë 1997.
Është e rëndësishme që të largojmë nga shtëpitë tona dhe të sensibilizojmë këdo që njohim, pasi këto sende sjellin vetëm fatkeqësi :
Për atë që e mban në banesë,
Për atë që qëllon me to ,
Për atë që dëmtohet prej tyre !
*Deputet i Lëvizjes Socialists për Integrim