Të hënën në Shqipëri fillon vaksinimi kundër COVID-19

Tiranë, 10 janar 2020 – Vaksinimi i popullsisë kundër COVID-19 në shqipëri pritet të fillojë të hënën, më 11 janar.

Kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Kjo është nisja më e mirë e mundshme e këtij viti vendimtar të zmbrapsjes përfundimtare të këtij armiku të padukshëm”, ka thënë Rama.

Por, ai nuk ka njoftuar për sasinë e vaksinave që kanë arritur në Tiranë.

Rama e kishte paralajmëruar fillimin e imunizimit nga COVID-19 disa ditë më parë. Më 1 janar, ai pati thënë se Shqipëria i ka siguruar 500.000 doza të vaksinës anti-COVID-19, nga kompania farmaceutike amerikane “Pfizer“.

Rama ka thënë ditur se një sasi e vaksinave do t’i jepet Kosovës, për të vaksinuar punonjësit shëndetësorë.

Burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë kanë thënë se Shqipëria do t’ia dhurojë Kosovës 1.900 doza të vaksinës.

Kosova ende nuk e ka nisur procesin e vaksinimit. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se kontigjrnyi i parë i vaksinave kundër COVID-19 pritet të arrijë në Kosovë në muajin shkurt.

(r.m.)

Comment

*