Të kuptojmë masat e reja për Emigracionin dhe të drejtat e emigrantëve pa dokumenta

Avokati  Kieran Both

Avokati Kieran Both

Rubrika “Çeshtje të Emigracionit”: Për ju avokati KIeran Both: 

 

Presidenti Tramp, kohët e fundit, ka lëshuar urdhëra ekzekutiv për përforcimin e ligjeve të emigracionit. Ndër to, për :

  • Rritjen e numrit të patrullave të kufirit (CBP)
  • Rritjen e numrit të ndalimeve të emigrantëve pa dokumenta
  • Përforcimi i marrëveshjeve me shtetet e zonat kufitare në mbështjetje të zbatimit të ligjeve të Emigracionit.
  • Planifikimi për ndërtimin e murit në kufi
  • Riorganizimi i prioriteteve të brendshme për zbatimin e emigracionit.
  • Kufizimi i përdorimit të diskrecionit të prokurorisë; dhe
  • Punësimin e 10.000 më shumë oficerëve të Emigracionit dhe Doganave.
  • Memorandumi thuhet se “hyn në fuqi menjëherë”. Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) do të zbatojë me besnikëri ligjet e emigracionit përkundër “të gjithë të huajve të deportushëm ” dhe nuk do të përjashtojë më  nga zbatimi i ligjit “klasa apo kategori të të huajve të deportushëm.”

 

Prioritetet për zbatimin e ligjit për deportimin do të marrin  këto kategoritë personash:

 

  • Ai që është dënuar për vepër penale;
  • Ai që  është akuzuar për ndonjë vepër penale që nuk është zgjidhur ;
  • Ai që ka kryer akte që përbëjnë  vepër penale
  • Ai që është angazhuar në mashtrim apo shtrembërim të qëllimshëm në lidhje me ndonjë çështje zyrtare përpara një agjencie qeveritare;
  •  Ai që ka abuzuar duke shfrytëzuar programet lidhur me përfitimin e benefiteve publike;
  • Ai që  është subjekt i një urdhri final  të largimit nga ky vend, por nuk është larguar;
  • Ata  që paraqesin rrezik për sigurinë publike e kombëtare.

 

NJIHNI TË DREJTAT TUAJA

Të gjithë  ata  që jetojnë në këtë vend kanë disa të drejta themelore në bazë të Kushtetutës të SHBA. Emigrantët pa dokumenta kanë  të drejta, gjithashtu. Është e rëndësishme që ne të gjithë t’i njohim e t’i mbrojmë të drejtat tona themelore. Nëse do t’u   duhet të merreni me ICE, apo oficerë të tjerë të zbatimit të ligjit qoftë në shtëpi, në rrugë, apo kudo tjetër, mos harroni se ju keni të drejtat tuaja.

Ju keni të drejtë  të refuzoni të flisni  me ta. Mos u përgjigjni çdo pyetje. Ju gjithashtu keni të drejtë  të heshtni. Mos thoni asgjë në lidhje vendlindjen, se ku keni lindur, ose mënyrën se si hytë në SHBA. Me qëllim që të hyjë në shtëpinë tuaj, ICE duhet të ketë  urdhër të firmosur nga  gjykata. Mos e hapni derën derisa agjenti i ICE t’ju tregojë urdhërin. (Ata pothuajse nuk kanë një të tillë.) Në qoftë se një agjent ICE dëshiron që t’ju tregojë urdhërin,  mund t’a bëjë atë nga  dritarja apo  ta rrëshqasë atë nën derë. Për të qenë i vlefshëm, urdhëri duhet të ketë emrin tuaj të saktë dhe adresën tuaj në të. Ju nuk keni pse  të hapni derën për të folur me  agjentë të ICE,sepse  pasi ta keni hapur derën, është shumë e vështirë të mos u përgjigjeni pyetjeve. Ju gëzoni të drejtën për të folur me një avokat. Thjesht thoni: “Më duhet të flas me avokatin tim.” Ju duhet ta keni avokatin tuaj prezent me ju, ndërsa ICE  u bën pyetje. Para se të nënshkruani ndonjë dokument duhet të jeni i sigurt që e kuptuat qartë se çfarë është shkruar në të. Gjithmonë mbani me vete një dokument të vlefshëm të emigracionit. Për shembull, nëse keni një leje të vlefshme punësimi,  ose green  card, e mbani gjithnjë me vete në rast se ju duhet për ta treguar  për qëllim identifikimi. Mos  mbani dokumente të një vendi tjetër me  vete, si psh. pasaportë të huaj. Dokumentet të tilla mund të përdoren kundër jush në procesin e hetimit dhe dëbimit.  Nëse jeni të shqetësuar se do t’u arrestojnë  bëni të ditur që ju keni fëmijë. Krijoni një plan sigurie. Mësoni përmendësh numrin e telefonit të një miku, anëtari të familjes, apo avokati që ju mund t’i telefononi në qoftë se jeni të arrestuar. Nëse keni nën kujdestari fëmijë apo njerëz të tjerë, merrni masa që të kalojnë në kujdestarinë e dikuj tjetër në rast se ju arrestoheni. Mbani dokumente të rëndësishme të tilla si certifikata e lindjes dhe dokumentet e emigracionit në një vend të sigurt, ku një mik apo anëtar i familjes mund të ketë akses  nëse është e nevojshme.

Sigurohuni që ata kanë numrin tuaj të regjistrimit të shkruar, (alien number), nëse  keni një të tillë. Ju gjithashtu mund të telefononi  pa pagesë në numrin 1-800-898-7180 (EOIR)  24 orë në ditë, 7 ditë në javë për të marrë informacion mbi statusin  tuaj.

Qëllimi ynë është të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe veçanёrisht  emigrantёt e rinj duke u dhёnё atyre informacion për t’i aftёsuar për të kërkuar ndihmё në mënyrë të pavarur.

Ju falenderojmë për pyetjet që na drejtoni, i mirëpresim  ato  në çdo kohë via e-mail ne adresen [email protected]

 

Comment

*