TË MBASH APO TË MOS MBASH

Një pronar ndalon mbajtjen e maskave në dyqanin e tij

 

Një tregëtar në California është duke u përballur me një ortek kritikash pasi ka deklaruar se nuk do të lejojë njerëz me maska në dyqanin e tij.
Zakonisht, dyqanet në SHBA, sidomos marketet e mëdha nuk vendosin dot mes detyrimit dhe këshillimit për të mbajtur maska.
Tani që besohet se maskat janë vendimtare në pengimin e përhapjes së virusit në mjedise ku grumbullohen njerëz, qendrat tregëtare duan që të sigurojnë klientët se do të jenë të sigurtë në to.
Mirëpo, disa klientë kërkojnë që të gjithë të mbajnë maska ndryshe kanë frikë të shkojnë e disa refuzojnë të vënë maska duke thënë se është e drejta e tyre, liria e tyre e individit që të mos i vënë. Po sa kohë që nuk sëmur dikë tjetër je i lirë të bësh çfarë të duash. Problemi është se kur je marrës e bartës i virusit, je njëkohësisht edhe transmetues e ngjitës i tij.
Kështu disa pronarë e kanë bërë të detyrueshme e disa e kanë lënë në dorë të klientëve por e këshillojnë që të mbani maskë. Ky në California është një rast i rrallë që i detyron klientët të mos mbajnë maskë. Po kështu ka rrezikuar të nervozojë edhe ata që i vënë rëndësi të madhe mbajtjes së maskave por edhe ata që thonë se njeriu duhet të jetë i lirë të zgjedhë vetë. (Ruben Avxhiu)

Comment

*