Të parandalohet një masakër ekologjike…

Ilir Seci

Ilir Seci

Po behen disa kohe qe nje grup banoresh te Tropojes kane ngritur zerin neper medie dhe rrjete sociale per nje masaker ekologjike qe po pergatitet ndaj lumit te Valbones. Arsyeja qe banoret e Valbones dhe Rrogamit te Shales jane alarmuar keshtu eshte se ka nisur te zbatohet nje projekt per ndertimin e 10 hidrocentrave, (11 bashke me nje hidrocentral ekzistues), pergjate rrjedhes se lumit te Valbones dhe kjo jo ne gjithe rrjedhen, por vetem ne 25 kilometrat e rrjedhes se eperme, rrjedhes se rrembyeshme te ketij lumi deri sa zbret ne fushe… Te ndertohen 11 hidrocentrale ne gjatesine e 25 kilometrave do te thote denim kapital per lumin e njohur ne mbare viset shqiptare! Te gjithe jemi te vetedijshem se Lumi Valbona eshte si nje Faltore e shenjte e natyres sone te bekuar te Alpeve shqiptare… Lumi bashke me Luginen e vet ku rrjedh eshte nje nga te paktat vende qe kane mbetur pa u demtuar duke mundur te ruajne bio-diversitetin… Vazhdimisht ka pasur kercenime nga individe , gjuetare te paligjshem, tregtare te vegjel lendesh drusore qe kane synuar te perfitojne ne kohera rremujash, por per fat deri me sot demtimet kane qene jo te medha. Sot kjo pritet te ndryshoje dhe kesaj rradhe kercenimi ketij Lumi dhe Lugines se tij po i vjen jo nga individe qe shkelin ligjin por nga shteti shqiptar qe kerkon te zbatoje disa projekte shkaterrimtare ne kete zone. Te ndertohen 11 hidrocentrale ne Luginen e Valbones eshte masaker ekologjike me se pari dhe se dyti duke ditur rendesine qe ka turizmi rajonal per ekonomine e kesaj zone perben nje tjeter masaker me ndikim fatal. Per te bere nje paranteze – te ndertohen hidrocentrale ne Luginen e Valbones ne Shqiperi – eshte njesoj sikur te ngrihen amerikanet e te ndertojne hidrocentrale ne Parkun Yellowstone ?! E pra Lugina e Valbones eshte Park Kombetar dhe nese ky term ende ruan ndonjefare kuptimi atehere kjo qe duan te kryejne ndaj Valbones eshte veper kriminale qe duhet ndaluar sa me pare…

Vertete qe furnizimi me energji elektrike eshte nje problem ne rritje por rruga e zgjedhur per ta zgjidhur kete problem ne zonen e Tropojes tregon nje miopi te vertete sepse te ardhurat nga Turizmi Rajonal jane disa here me te larta se ato qe do sjelle ndertimi i atyre 10 hidrocentraleve. A mendojne me logjike ekonomike specialistet e shteti shqiptar kur vjen puna te shqyrtimi i ketyre projekteve shkaterrimtare!? A mos valle eshte me me interes kombetar ruajtja e kesaj Lugine si e ka falur Zoti dhe te mos e rrenojne per te shuar makuterine e disa personave qe fshihen mbrapa ketyre projekteve!? Te shkaterrohet Valbona me vullnet te lire ne vitin 2016 eshte e pafalshme, eshte nje masaker ekologjike e aprovuar nga shteti shqiptar?! Kjo eshte e papranueshme. Banoret e Tropojes duhet te ndergjegjesohen se kjo masaker do u kushtoje shume shtrenjte per ardhmerine e tyre … Jo vetem qe do humbin Turizmin qe sjell perfitime dhe ka pasur impakt te madh ne ekonomine e zones por do jete edhe katastrofe ekologjike pasi ndalimi i rrjedhes direct do zhduke pergjithmone Troften e famshme te Valbones dhe do te ndikoje ne gjithe eko-sistemin e kesaj Lugine perrallore sic dihet nga menyra se si zberthehet znixhiri i eko-sistemit kur keputet nje hallke… Apelojme ketu edhe te te gjithe malesoret e Tropojes kudo qe jane te ngrihen e te protestojne,ne Tropoje, ne Tirane, ne emigrim! Ata qe jetojne ne emigrim mos te harrojne se ajo Valbona e bukur, me ate kaltersine poetike te saj nuk do jete me pasi nje projekt po zbatohet per ta denuar me vdekje! Nuk do jete me ajo Valbona e kalter ne sfondin e se ciles nxitonin te gjithe qe te benin selfie me iPhone … Apelojme te te gjithe shqiptaret, tek te gjithe ata qe kane pasur rastin dhe jane mahnitur me mrekulline e Lugines se Valbones qofte edhe njehere! Apeelojme edhe te ata qe kane pasur plan ta vizitojne… ta ndalojme kete masaker para se te jete vone! Sepse po ndodhi do jete shume vone!

Apelojme te pushteti i sotem…Mos e kryeni kete masaker! Apelojme te e ashtequajtura opozite e sotme e cila as eshte ndier e gjalle keto kohe lidhur me masakren ne pergatitje ndaj Valbones!? Mjaft ka vuajtur Tropoja keto vite…Lereni te qete ne pune e vet! Askush nuk ka dashur t’ia dije per ate zone,qeveria e Sali Berishes ishte ne pushtet 13 vjet gjate 25 viteve demokraci dhe nuk kreu asnje investim te konsiderueshem ne vendlindjen e vet dhe tani qeveria e sotme vjen e kerkon te investoje nje projekt te realizuat ne vitin 2010!? Kush jane ata qe duan te zbatojne keto projekte!? Pse heshtet ne kete rast si nga pushteti ashtu edhe nga opozita!? Per Skavicen u fol e diskutua kurse projekti i hidrocentraleve te Valbones kalon ne nje heshtje mediatike!?…

Bashkengjitur me kete shkrim ja nje pjese e projektit te pergatitur ne vitin 2010, nga Ing. Bekim LILAJ me titull :

“RELACION KUSHTET GJEOLOGO-INXHINERIKE TE SKEMES HIDROENERGJITIKE

H9/A, H9/B, H10, H11, H12, H13, H14, H15, H16, MBI LUMIN E VALBONES DHE PERRENJEVE QE DERDHEN NE KETE LUME”

(FAZA E FIZIBILITETIT)

…Projekt te cilin synojne ta zbatojne sot :

“II. – VENDODHJA E OBJEKTIT.

Objekti yne i studimit,

Skema hidroenergjitike e Valbones, ndodhet ne Qarkun e Kukesit, ne zonen e Tropojes. Si burim furnizimi me uje jane ujerat e lumit te Valbones dhe perrenjt dhe proskat malore qe derdhen nekete lume.

Zona jone e studimit pershkrohet nga rruget automobilistike

qe lidh komunat me qytetin e B.Currit, por vende vende keto rruge mungojne apo jane krejtesisht te amortizuara. Me poshte do te japim nje pershkrim te shkurter te pozicionimit te veprave hidroteknike te skemes sone.

H/C 9A. Vepra e marrjes se H/C 9A do te pozicionohet ne nje gryke te ngushte, mbi lumin e Valbones ne kuoten 530m.m.n.d. Baseni i presionit te ketij H/C do te ndertohet ne nje zone kodrinore ne kuoten 527.5m.m.n.d. Godina e turbinave do te ndertohet ne nje zone te qete ne

kuoten 402m.m.n.d.

H/C 9B. Vepra e marrjes se H/C 9B do te pozicionohet ne nje gryke te

ngushte, mbi perrojin e Otergi i Dragobise ne kuoten 955 m.m.n.d. Baseni

i presionit te ketij H/C do te ndertohet ne nje zone kodrinore ne kuoten

954 m.m.n.d. Godina e turbinave do te ndertohet ne nje zone te qete ne

kuoten 402 m.m.n.d. Per H/C 9A dhe H/C 9B nga ana e projektit eshte menduar qe godina e

turbinave te jete e perbashket.

H/C 10. Vepra e marrjes se H/C 10 do te pozicionohet ne nje gryke te ngushte, mbi lumin e Valbones ne kuoten 313m.m.n.d. Per kete H/C nuk eshte parashikuar basen presioni.. Godina e turbinave do te ndertohet ne nje zone te qete ne kuoten 244m.m.n.d.

H/C 11. Vepra e marrjes se H/C 11 do te pozicionohet ne nje gryke te

ngushte, mbi lumin e Valbones ne kuoten 242m.m.n.d. Baseni i presionit

te ketij H/C do te ndertohet ne nje zone kodrinore ne kuoten

239.5m.m.n.d. Godina e turbinave do te ndertohet ne nje zone te qete ne

kuoten 216m.m.n.d.

H/C 12. Vepra e marrjes se H/C 12 do te pozicionohet ne nje gryke te

ngushte, mbi lumin e Valbones ne kuoten 214m.m.n.d. Baseni i presionit

te ketij H/C do te ndertohet ne nje zone kodrinore ne kuoten

212.6m.m.n.d. Godina e turbinave do te ndertohet ne nje zone te qete ne

kuoten 174m.m.n.d.

H/C 13. Vepra e marrjes se

H/C 13 do te pozicionohet ne nje gryke te

ngushte, mbi perrojin e Otergi i Kaut ne kuoten 910m.m.n.d. Per kete

H/C nuk eshte parashikuar basen presioni.. Godina e turbinave do te

ndertohet ne nje zone te qete ne kuoten 402m.m.n.d.

H/C 14. Vepra e marrjes se H/C 14 do te pozicionohet ne nje gryke te

ngushte, mbi perrojin e Shudenices ne kuoten 925m.m.n.d. Per kete H/C

nuk eshte parashikuar basen presioni. Godina e turbinave do te ndertohet

ne nje zone te qete ne kuoten 453m.m.n.d.

H/C 15. Vepra e marrjes se H/C 15 do te pozicionohet ne nje gryke te

ngushte, mbi perrojin e Shudenices ne kuoten 451m.m.n.d. Baseni i

presionit te ketij H/C do te ndertohet ne nje zone kodrinore ne kuoten

450.5m.m.n.d. Godina e turbinave do te ndertohet ne nje zone te qete ne

kuoten 220m.m.n.d.

H/C 16. Vepra e marrjes se H/C 16 do te pozicionohet ne nje gryke te

ngushte, mbi perrojin e Shpella e Kaurit ne kuoten 852m.m.n.d. Baseni i

presionit te ketij H/C do te ndertohet ne nje zone kodrinore ne kuoten

851.5m.m.n.d. Godina e turbinave do te ndertohet ne nje zone te qete ne

kuoten 350m.m.n.d. “

…Lumi Valbona dhe Lugina perrallore e saj, keto stoli te verteta mes Bjeshkeve te Nemuna jane gati per tu shkaterruar fale makuterise se disa investitoreve ushunjeza qe nuk kane te ngopur me asgje dhe nuk ndalojne para asgjeje! Zoti I madh na bekoi duke na dhuruar mrekulli te tilla natyrore dhe ne sot ngrihemi ti shkaterrojme vetem e vetem sepse duhen fryre xhepat e disa personave!? Mendoni per brezat qe do vijne…

P6037551 DROGOBIA

2 Responses to “Të parandalohet një masakër ekologjike…”

Read below or add a comment...

  1. Sali Halilaj says:

    Me te vertet eshte nje alarm per te veprue por informazioni nuk eshte I plote,çdo gje bahet pa informue popullsine e zones ne fjale se kerkon informazion askush nuk ta jep me ka rastisur te takoj disa inxhinier ne Klysyre dhe asnje nuk jep te dhena ku parashikohen keto Hece edhe ne studimin ne fjale perveç Dragobi e Valbone qe dihet tashme ku duan te ndertojne te tjeret jane pa kordinata, e problemet Jane shume: ndryshimi i Eco sistemit,ndikimi ne turizmem ,ndikimi ne zhvillimin e bujqesie ne Pellgun e Tropojes,dhe perfitimi eshte I nje grupi te vogel por qe ka para e Jane te afte te korruptojne e nga Ana tjeter eshte popullsia e Tropojes qe I vuan pasojat,
    Te pershendes per shkrimin

  2. agim para rrezikut te shkaterrimit says:

    Te lumte mendja dhe pena, Ilir, per shkrimin e perkryer per natyren
    e bukur te atdheut tone, sic jane Lura, e shume te tjera, nder to
    edhe parqet e mbrojtur e krijuar nga inxhinerte tane te pyjeve,
    sidomos Parku i Madh me liqenin artificial ne Tirane qe mjerisht
    ndodhet para rrezikut te shkaterrimit. Te gjithë intelektualet dhe
    shkrimtarët duhet te mos heshtin para gjendjes se krijuar.

Comment

*