Të premten lansohet Himni i Botërorit, i Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefit

Kënga e këngëtarëve Will Smith, Nicky Jam,  Era Istrefi, e cila do të jetë kolonë zanore e kampionatit Botëror të Futbollit “Rusia 2018”, do të lansohet tw premten, më 25 maj, raporton “Billboard”, duke u thirrur në raportime mediale dhe në burime të pavarura.

Lajmi u publikua fillimisht nga “Vibe” dhenga  radiostacioni kolumbian “W Radio”, e pastaj u konfirmua nga burime të afërta me projektin për “Billboard”, transmeton Koha.net.

Edhe pse ka disa këngë të ndërlidhura me Kampionatin Botëror, himni zyrtar zakonisht është kënga kryesore dhe performohet në finalen e Kampionatit Botëror, i cili do të shikohet nga rreth 2 miliardë njerëz.

Himne të kaluara janë kënduar nga Shakira, “Waka Waka” dhe Ricky Martin “The Cup of Life.”

Menaxheri i Nicky Jam, Juan Diego Medina, ka deklruar për “W Radio” se Nicky Jam dhe Smith ishin në Budapest për të finalizuar këngën.

“Vibe” raportoi se këngëtarja kosovare Nora Istrefi do të marrë pjesë në lansimin e këngës. (r.m.)

Comment

*